Xi publikon artikull: Bashkëpunimi Kinë-Kazakistan ka perspektivë të gjerë!
2024-07-02 16:22:13

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Me rastin e vizitës shtetërore në Kazakistan, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping publikoi artikullin "Të vijojmë të shkruajmë së bashku kapitullin e ri të marrëdhënieve Kinë-Kazakistan" në gazetën dhe agjencinë e lajmeve të Kazakistanit.


Në artikullin e tij, Xi shpreh dëshirën që, me këtë vizitë, së bashku me presidentin e Kazakistanit Tokayev, të vazhdojë miqësinë tradicionale, të thellojë bashkëpunimin e gjithanshëm, të bëjë planifikim të ri për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe dhe të nxitë partneritetin e përhershëm e të gjithanshëm strategjik Kinë-Kazakistan të ngjitet pandërprerë në nivele të reja.


Kjo është vizita e 5-të e Xi Jinping-ut në Kazakistan qysh prej marrjes së postit të kryetarit të shtetit të Kinës.


Ai u shpreh që Kina do të vazhdojë së bashku me Kazakistanin të konsolidojë besimin politik, të shtojë koordinimin strategjik dhe të forcojë mbështetjen e ndërsjellë në çështjet kryesore me interes thelbësor. Ai shtoi se pala kineze është e gatshme të përshpejtojë integrimin e thelluar ndërmjet ndërtimit të përbashkët të“Një brez, një rrugë" dhe politikës ekonomike "Kazakistani i drejtë", të hapë më tej tregun gjigant të Kinës për Kazakistanin, si edhe të ndajë me të mundësitë e krijuara prej zhvillimit të Kinës.


Xi thekson më tej se Kina është e gatshme që, bashkë me Kazakistanin, të përballojë ndryshimet e botës, të kohës dhe të historisë, të mbrojë në mënyrë të vendosur sistemin ndërkombëtar me OKB-në në thelb dhe rendin ndërkombëtar me ligjin ndërkombëtar si bazë, të zbatojë shumëpolarizmin e vërtetë, të kundërshtojë hegjemonizmin, politikën e forcës dhe kundërvënien në grup, dhe të nxitë një shumëpolarizëm botëror të barabartë e të rregullt dhe një globalizim ekonomik përfshirës dhe me përfitime të gjera.