Azia Qendrore, si qendër kryesore e Rrugës së lashtë të Mëndafshit, ka trashëguar zakonet dietike të popujve nomadë, me mishin si përbërës të rëndësishëm. Kjo traditë ushqimore është formuar nga stili i jetesës nomade të rajonit dhe blegtoria e begatë, e cila ofron bollëk përbërësish me cilësi të lartë.
Beshbarmak: Një pjatë tradicionale kazake/CFP
Beshbarmak: Një pjatë e rëndësishme kazake
Kazakistani është i lidhur ngushtë me delikatesën e Beshbarmakut. Në gjuhën kazake, Beshbarmak do të thotë "pesë gishta", duke iu referuar petëve me mish të shtruara me dorë. Kjo është një pjatë tradicionale e popullit kazak. Beshbarmak gatuhet zakonisht nga mishi i zier i grirë imët, veçanërisht mish kali, i përzier me brumë, zakonisht petë me vezë dhe salcë qepë.
Beshbarmaku ka një ngjashmëri me Naryn, një specialitet i grupit etnik kazak në Rajonin Autonom Xinjiang Ujgur të Kinës.
Naryn, një specialitet i grupit etnik kazak me mish grirë të qengjit ose i kalit me salcë qepë në Xinjiang të Kinës/CFP
Naryn gatuhet gjithashtu nga mishi grirë i qengjit ose i kalit me salcë qepë. Të dyja pjatat tregojnë trashëgiminë e pasur të kuzhinës dhe ndikimin e stilit të jetesës nomade në Azinë Qendrore.
Palov osh: pjata e dashur e Uzbekistanit/CFP
Palov osh: pjata e dashur e Uzbekistanit
Uzbekistanezët kanë një dashuri të thellë për palov osh, një pjatë tradicionale e domosdoshme në ngjarje të ndryshme përkujtimore dhe raste të rëndësishme.
Palov osh, i njohur gjithashtu si pilaf, gatuhet kryesisht nga orizi, karrotat, qepët dhe mishi i qengjit. Shija e tij ndryshon sipas rajonit, me mbi 40 varietete të ndryshme.
Pilafi, një pjatë klasik në Xinjiang/CFP
Pilafi është gjithashtu një pjatë e dashur në mesin e banorëve të Xinjiangut në Kinën veriperëndimore. Ai është një ushqim thelbësor nëpër festivalet dhe pritjet e mysafirëve.
Çaj me qumësht në Azinë Qendrore
Në Azinë Qendrore, për shkak të zakoneve ushqimore me përmbajtje të lartë mishi dhe mungesës së perimeve dhe frutave, çaji luan një rol të rëndësishëm shëndetësor për banorët nomadë në këtë rajon.
Çaj me qumësht
Çaji mund të nxisë tretjen e mishit dhe të ofrojë vitamina të pasura. Çaji është përhapur nga Kina në Azinë Qendrore, nëpërmjet Rrugës së lashtë të Mëndafshit. Populli i Azisë Qendrore përdor kulturën e veçantë të çajit me qumësht. Çaji i zi i përzier me qumësht, është më i preferuari në këtë rajon.(Xu Guang)