Pamje në Astana, kryeqytet të Kazakistanit / foto nga CFP
Presidenti kinez Xi Jinping do të diskutojë lidhjet dypalëshe, fushat kryesore të bashkëpunimit dhe tema të tjera me homologun e Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev dhe homologun e Taxhikistanit Emomali Rahmon, ditët e ardhshme gjatë vizitave shtetërore në të dy vendet, tha të hënën zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning.
Kazakistani është një fqinj miqësor dhe një partner strategjik gjithëpërfshirës i përhershëm i Kinës. Gjatë 32 viteve, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, raportet Kinë-Kazakistan kanë mbajtur vazhdimisht një zhvillim të shëndetshëm dhe të vrullshëm, tha Mao.
Bashkëpunimi në fusha të ndryshme, duke përfshirë ekonominë, tregtinë, investimet, marrëdhëniet, energjinë dhe kulturën, ka qenë i frytshëm, duke u bërë një shembull i fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit me përfitime reciproke midis vendeve fqinje, shtoi ajo.
Vitin e kaluar, Xi dhe Tokajev u takuan dy herë, përkatësisht në Xi'an dhe Pekin, për të hartuar plane të reja për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Kazakistan, duke e çuar bashkëpunimin midis të dy vendeve në një periudhë të artë të zhvillimit të shpejtë, tha zëdhënësja.
Vizita e ardhshme shënon vizitën e pestë shtetërore të Xiut në Kazakistan. Besohet se kjo vizitë do të zgjerojë dhe përmirësojë më tej marrëdhëniet Kinë-Kazakistan, do të pasurojë bashkëpunimin me cilësi të lartë në kornizën e nismës "Një brez, një rrugë" dhe do të përmirësojë mirëqenien e njerëzve në të dy vendet, tha Mao.
Ndërkohë, vizita e Xiut në Taxhikistan do të jetë e para në pesë vjet.
Mao tha se Taxhikistani është një fqinj miqësor dhe një partner strategjik gjithëpërfshirës i Kinës.
Në vitet e fundit, nën udhëheqjen strategjike të Xi-ut dhe Rahmon-it, marrëdhëniet Kinë-Taxhikistan kanë ruajtur një prirje pozitive zhvillimi, tha Mao, duke shtuar se besimi reciprok politik midis dy vendeve është forcuar vazhdimisht. Ajo tha se bashkëpunimi i nismës "Një brez, një rrugë" ka dhënë rezultate të frytshme. Shkëmbimet kulturore janë thelluar dhe ka patur bashkëpunim të ngushtë në çështjet ndërkombëtare dhe rajonale.
Majin e shkuar, udhëheqësit njoftuan bashkërisht krijimin e një bashkësie me fate të përbashkëta Kinë-Taxhikistan, të karakterizuar nga miqësia afatgjatë, mbështetja e ndërsjelltë dhe bashkëpunimi me përfitime reciproke.
Kina pret të punojë me Taxhikistanin për ta përdorur këtë vizitë si një mundësi për të konsoliduar më tej besimin e ndërsjelltë politik, për të thelluar bashkëpunimin e nismës "Një brez, një rrugë" me cilësi të lartë, si edhe për të nxitur mirëkuptimin reciprok midis popujve të të dy vendeve, sipas Maos.
Kjo do të injektojë forcën e re nxitëse dhe të fuqishme për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Taxhikistan dhe ta ngrejë vazhdimisht partneritetin strategjik tërësor në lartësi të reja, tha ajo.