Sektori i dërgesave në Kinë trajtoi mbi 80 miliardë pako në gjysmën e parë të vitit
2024-07-02 10:45:12

Foto nga VCG

Sektori i dërgesave në Kinë trajtoi më shumë se 80 miliardë pako në gjysmën e parë të vitit, njoftoi Zyra Shtetërore e Postës, njofton “Xinhua”.

Sipas të dhënave, shifra u arrit 59 ditë më herët se në vitin 2023.

Në qershor, vëllimi mesatar ditor i dërgesave ekspres tejkaloi 500 milionë pako, ndërsa mesatarja mujore arriti në 13 miliardë pako në gjysmën e parë.

Që nga fillimi i nismave të rinovimit të pajisjeve në shkallë të gjerë dhe tregtimit, kompanitë e korrierëve kanë përshpejtuar eliminimin e pajisjeve të vjetra të klasifikimit dhe kontrollit të sigurisë, kanë rritur përqindjen e automjeteve me energji të reja dhe kanë promovuar përmirësimin inteligjent dhe me karbon të ulët të pajisjeve, bëri të ditur Zyra e Postës.  (Fatosi)