Besohet se takimi i ardhshëm i 24-të i Këshillit të Kryetarëve të Vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) do të arrijë më shumë konsensus dhe do të thellojë bashkëpunimin midis të gjitha palëve, do të japë një kontribut pozitiv për sigurinë, stabilitetin, zhvillimin dhe rigjallërimin e të gjitha vendeve dhe për ndërtimin e bashkësisë së fateve të përbashkta të njerëzimit, tha të hënën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning, gjatë një konference të rregullt për shtyp.
Nga data 2 deri më 6 korrik, Presidenti i Kinës Xi Jinping do të marrë pjesë në samitin e OBSh -së në Astana të Kazakistanit dhe do të zhvillojë vizita shtetërore në Kazakistan dhe Taxhikistan.
Gjatë samitit, Xi do të shkëmbejë mendime me liderët e vendeve pjesëmarrëse për thellimin e bashkëpunimit dhe çështjet kryesore ndërkombëtare dhe rajonale dhe do të bëjë plane për zhvillimin e ardhshëm të OBSh -së, tha Mao.
Samiti i ardhshëm është ngjarja më e rëndësishme nën kuadrin e OBSh-së këtë vit, vuri në dukje Mao.
Pas samitit, Kina do të marrë presidencën e rradhës të organizatës për vitin 2024 dhe 2025. Ajo është e gatshme të punojë me të gjitha palët për të thelluar bashkëpunimin në politikë, siguri, ekonomi dhe tregti, si dhe shkëmbimet mes njerëzve, tha Mao. .
Kina synon të promovojë ndërtimin e bashkësisë më të ngushtë të fateve të përbashkëta të OBSh-së, të sjellë më shumë përfitime për njerëzit e rajonit, të kontribuojë në paqen botërore dhe prosperitetin e përbashkët, shtoi ajo. (Çang Çuo)