Programet cilësore të CMG-së transmetohen në Kazakistan
2024-07-01 15:50:50

foto nga CMG

foto nga CMG

Në prag të pjesëmarrjes në samitin e 24-t të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe të vizitës shtetërore në Taxhikistan të presidentit të Kinës Xi Jinping, të dielën nisi në Astana aktiviteti i transmetimit të programeve cilësore të Grupit Mediatik të Kinës (CMG), i organizuar bashkërisht nga CMG-ja dhe televizionet "Silkwaytv" e "Atameken" pranë Radio-Televizionit Presidencial të Kazakistanit.

foto nga CMG

foto nga CMG

Gjatë këtij aktiviteti, do të transmetohen me radhë në këto media kryesore të Kazakistanit mbi 10 programe cilësore të CMG-së, si “Takime me Xi Jinping-un”, "Rruga drejt lulëzimit", "Dashuria për Dunhuang-un" etj., duke i paraqitur publikut kazakistanas praktikën e Kinës për zbatimin e konceptit të bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit, sukeset e Kinës në nxitjen e modernizimit të stilit kinez, si edhe bukurinë kulturore e artistike të kombit kinez.

foto nga CMG

foto nga CMG

Në videofjalimin e tij për këtë aktivitet, drejtori i CMG-së Shen Haixiong tha se Kina dhe Kazakistani janë fqinj, miq dhe partnerë të mirë të lidhur nga malet dhe me ndërlidhshmëri zemrash. Në vitin 2013, presidenti Xi Jinping paraqiti nismën e ndërtimit të përbashkët të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit. Gjatë mbi 10 vjetëve, ndërtimi e ndarja e përbashkët i kanë dhënë Rrugës së lashtë të Mëndafshit gjallëri të re dhe shkëmbimet midis qytetërimeve kanë pasur rezultate frytdhënëse. CMG-ja ka bërë përpjekje për nxitjen e shkëmbimeve kulturore e njerëzore midis dy popujve, duke trashëguar dhe zhvilluar frymën e Rrugës së Mëndafshit. CMG-ja dëshiron që të thellojë më tej bashkëpunimin pragmatik me homologët kazakistanas, për të dhënë kontributin e medias për nxitjen e ndërtimit të bashkësisë me fate të përbashkëta ndërmjet Kinës e Kazakistanit, me miqësi brez pas brezi, me besim të lartë reciprok dhe me qëndrim pranë njëri-tjetrit në të gjitha rrethanat.

foto nga CMG

foto nga CMG

Edhe menaxherja e përgjithshme e Radio-Televizionit  Presidencial të Kazakistanit Raushan Kazhibayeva dhe ambasadori i Kinës në Kazakistan Zhang Xiao mbajtën videofjalime për këtë aktivitet. (Wang Lei/ Artan)