Foto nga VCG
Të hënën, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping i dërgoi një mesazh urimi guvernatores së re të përgjithshme të Australisë Samantha Mostyn.
Xi theksoi se zhvillimi i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve kino-australiane jo vetëm u përshtatet interesave themelore dhe afatgjata të të dy vendeve dhe popujve të tyre, por edhe kontribuon në paqen, qëndrueshmërinë, zhvillimin e përparimin rajonal dhe botëror.
Ai shtoi se Kina i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Australinë dhe është e gatshme të punojë me palën australiane për të krijuar një partneritet të gjithanshëm strategjik kino-australian më të pjekur, më të qëndrueshëm e më frytdhënës, bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë, përfitimit të përbashkët dhe kërkimit të bazës së përbashkët duke lënë mënjanë dallimet, duke sjellë më shumë përfitime për të dy popujt.