Programet cilësore të CMG-së transmetohen në Taxhikistan
2024-07-01 15:43:40

foto nga CMG

foto nga CMG

Në prag të vizitës shtetërore në Taxhikistan të Presidentit të Kinës Xi Jinping, u zhvillua të dielën në Dushanbe aktiviteti për transmetimin e programeve cilësore të Grupit Mediatik të Kinës (CMG), i organizuar nga CMG në bashkëpunim me agjencinë kombëtare të lajmeve të Taxhikistanit “Khovar” dhe televizionin “Sinamo”. 

foto nga CMG

foto nga CMG

Gjatë aktivitetit, mediat kryesore të Taxhikistanit do të transmetojnë me radhë mbi 10 programe cilësore të CMG-së, si “Takime me Xi Jinpingun”, "Rruga drejt lulëzimit", "Simfonia përgjatë Rrugës së re të Mëndafshit" etj., të cilat pasqyrojnë diversitetin kulturor, traditat, zakonet si dhe ndryshimet ekonomike e shoqërore të krahinave të ndryshme të Kinës. Gjithashtu do t'u paraqesin vendasve gjallërinë e madhe të Kinës në epokën ere, do të pasqyrojnë vizionin e bukur të të dy vendeve për mësimin e qytetërimeve të njëri-tjetrit, për bashkëpunimet me përfitime reciproke dhe zhvillimin me fitime të përbashkëta.

foto nga CMG

foto nga CMG

Gjatë video-fjalimit të tij në aktivitet, Drejtori i CMG-së Shen Haixiong tha se CMG-ja është e gatshme të shtojë më tej shkëmbimet dhe bashkëpunimet me kolegët mediatikë të Taxhikistanit, si edhe të japë kontributin mediatik për ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të Kinës dhe Taxhikistanit.

Në aktivitet dërguan gjithashtu videofjalime edhe Elena Batenkova, redaktore e përgjithshme e gjuhës ruse në Agjencinë “Khovar” dhe Ji Shumin, Ambasador i Kinës në Taxhikistan.  (Wang Lei/ Elona)

foto nga CMG

foto nga CMG