Indeksimi çdo dy vjet i pagave të administratës publike me normën e inflacionit në fuqi
2024-07-01 10:42:27

Ministri i Financave, Ervin Mete deklaroi se duke filluar nga vitit 2026 do të ketë indeksim të pagave në masën e inflacionit. Deklaratën Ministri e bëri pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ku gjithashtu u theksua sërish se nga 1 korriku avancohet faza e dytë e politikës së rritjes së pagave, e cila ka nisur në vitin 2023.

Me ndryshimet ligjore të miratuara, parashikohet të realizohet indeksimi i të gjitha pagave në administratën publike me normën e inflacionit në fuqi.

“Gjithashtu, me ndryshimet ligjore të miratuara, parashikohet indeksimi i të gjitha pagave në administratën publike, indeksim i cili do të realizohet në vazhdimësi për çdo dy vjet, dhe siguron që rritja e pagave të jetë vijuese me normën e inflacionit. Në vijim, secili nga Ministrat do të japë detajet e rritjes së pagave sipas sektorëve.”- tha Mete.

Nga rritja  e pagave që nis të aplikohet nga sot, përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës shtetërore.

Ministri i Financave Ervin Mete (Foto Tirana Diplomat)

Ministri i Financave Ervin Mete (Foto Tirana Diplomat)

“Në Këshillin e Ministrave miratuam vendimet specifike që detajojnë rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e parashikuara në Buxhetin e këtij viti. Me miratimin e këtyre vendimeve avancojmë fazën e dytë të politikës së rritjes së pagave e cila siç e dini ka nisur në vitin 2023 dhe nga e cila përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës shtetërore publike. Përmes zbatimit të kësaj politike paga mesatare në sektorin publik arrin në 105 mijë lekë. Pagat e rritura fillojnë të aplikohen në 6 mujorin e dytë të vitit, pra duke filluar nga 1 korriku, me një kosto të përllogaritur prej afro 11 miliardë lekësh për 6 mujorin e dytë të vitit 2024 dhe me një kosto totale buxhetore prej afro 40 miliardë lekësh, duke filluar nga viti 2025. “

Jane të shumta profesionet që do të marrin më shumë të ardhura nga puna e tyre në administratë.

“Nga kjo politikë përfitojnë: Punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, Punonjësit e sistemit shëndetësor, Punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit, Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.”- tha Mete.

Edhe ekspertët e vlerësojnë si shumë pozitive rritjen e pagave për punonjësit e administratës.

Në një intervistë për Abc News, Eriola Hoxha, eksperte ekonomie, thotë se ky është vendim i duhur në kohën e duhur.

“Fiks vija e parë të cilët gjenden në më shumë të ekspozuar ndaj rreziqeve në vendin e punës, por jo vetëm kaq, por do të doja ta shikoja në këtë këndvështrim. Unë e analizoj në nivelin e përgjithshëm makroekonomik që është vendimi i duhur në kohën e duhur dhe momentin e duhur në mënyrë që punonjësit e administratës shtetërore por uroj që ky vendim të jetë i pasqyruar dhe i reflektuar në çdo kategori jo vetëm në administratën shtetërore por dhe në të gjitha llojet e bizneseve në mënyrë që punonjësit të marrin pagën e merituar, sepse një rritje e nivelit të përgjithshëm për shumë punonjës të administratës shtetërore dhe sigurisht më shumë aftësi pagues më shumë likuiditet.”

Të gjitha efektet financiare do të ndihen tek të gjithë punonjësit e administratës shtetërore.

“Vendimi i këshillit të ministrave ka hyrë në fuqi tashmë për të gjithë platformën e ndryshimit të ligjit të pagave, një iniciativë shtetërore për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore, ne më vonë do të listojmë të gjitha kategoritë përfituese të këtij vendimi ligjor, i cili filloi në vitin 2023, ka hyrë në fuqi në qershor të vitit 2024, dhe të gjitha efektet financiare do të ndihen tek të gjithë punonjësit e administratës shtetërore, prej korrikut të vitit 2024. Dhe sipas dhe vendimeve të pasqyruara në mbledhjen e këshillit të ministrave, ditën e sotme në total janë 135 mijë punonjës, të administratës shtetërore, të cilët do të përfitojnë në muajin korrik nga rritja e nivelit të përgjithshëm të pagave dhe me një pagë mesatare në total të përfitueshmërisë të këtyre 135 mijë punonjësve që shkojnë në vlerën e 105 mijë lekë të reja.”

Paga (Foto Telegrafi)

Paga (Foto Telegrafi)

Mësuesit janë ata të cilët përfitojnë një rritje të konsiderueshme.

“6 mujori i dytë është kalkuluar sipas një buxheti të dedikuar enkas për rritjen nivelit të përgjithshëm të pagave të administratës shtetërore, kap një vlerë 11 miliardë lekë nga buxheti i shtetit ndërsa për sa i takon të gjithë rritjes së nivelit të pagave, për të gjithë periudhën janë 40 miliardë lekë nga buxheti i shtetit enkas për platformën e marketuar dhe që tashmë ka hyrë në fuqi nga ana ligjore dhe financiare pavarësisht se më vonë do të pasqyrohet në fletoren zyrtare. Të 135 mijë punonjësit e administratës shtetërore do të ndjejnë efektet financiare në buxhetet e tyre familjare duke filluar nga muaji që jemi duke ardhur në muajin korrik. Është sigurisht sistemi shëndetësor, është sistemi arsimor, veçanërisht mësuesit e ciklit të mesëm dhe atij parashkollor të cilët do të kenë përfitueshmëri të lartë me një pagë mesatare mbi 950 mijë euro. Gjithashtu janë të gjithë punonjësit e sigurisë në vend, ata në paraburgim, punonjësit e policisë, punonjësit e rendit, pra një serë kategorish të tjera që përfshijnë.”- tha Hoxha.

Ekspertja  vlerëson edhe nisëmn për indeksim të pagave çdo dy vite. Kjo sipas saj tregon një strategji ekonomike afatgjatë.

“Po, indeksimi do të bëhet sipas dhe rregullave të vendosura me miratimin në mbledhjen e këshillit të ministrave si çdo të mërkurë, indeksimi do të bëhet duke u bazuar në normat bazë të inflacionit. Por do të bëhet me një rregull të përjashtuar çdo dy vite dhe indeksimi i radhës patjetër që do të jetë në vitin 2026 dhe normën e inflacionit që do të jetë e barabartë dhe e publikuar nga Banka e Shqipërisë me normë inflacionit të vitit 2026. Pra siç e shohim është një strategji politike dhe ekonomike afatgjatë, duke qenë se indeksimi do të bëhet çdo dy vite, që do të thotë çdo dy vite të gjithë punonjësit e administratës shtetërore dhe unë besoj që me kalimin e viteve dhe numri nuk do të jetë më 135 mijë por shpresoj të jetë rritur më shumë përfitueshmëria e këtyre të fundit në numër dhe në vlerë në cilësi dhe në sasi pasi sa më shumë të vlerësohen aq më shumë do të kenë jo vetëm në nivel mikroekonomik, një performancë në vendin e punës për efektet makroekonomike të rritjes së nivelit të pagave në vend. Ajo që vlen për tu theksuar është që 30 mijë arsimtarë për herë të parë unë zgjodha pikërisht arsimtarët që ti anashkaloja nga ky vendim i përgjithshëm që përfshin shumë punonjës të administratës shtetërore, duke filluar nga cikli para shkollor deri në ciklin e shkollës së mesme, do të kenë një pagë mesatare 950 euro, gjë që ndodh për herë të parë në Shqipëri dhe duhet patjetër ti jepet vendimi i duhur. “

Paga e mësuesve (Foto Portali shkollor)

Paga e mësuesve (Foto Portali shkollor)

Në Forcat e Armatosura parashikohet pagat rriten nga 7 deri në 22%. Në sistemin arsimor rritja e pagave u bë në masën 33%. Në sistemin e shëndetësisë rritja e pagave sipas vendimit të qeverisë shkon në 15-20%.