Priten më shumë udhëtime, teksa udhëtimi drejt veriut për automjetet e Hong Kongut shënon përvjetorin e parë
2024-07-01 14:58:08

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Duke iu afruar përvjetorit të saj të parë, skema "Udhëtim në drejtim të veriut për automjetet në Hong Kong" ka tërhequr të paktën një në shtatë makina private të Hong Kongut. 

Skema, e nisur më 1 korrik 2023, lejon makinat private të Hong Kongut që kualifikohen, të udhëtojnë midis Hong Kongut dhe Provincës Guangdong, nëpërmjet urës Hong Kong-Zhuhai-Macao (HZMB), duke lehtësuar udhëtimin afatshkurtër të banorëve të Hong Kongut në Guangdong për biznes, vizita familjare ose turizëm.

Statistikat nga stacioni i inspektimit kufitar të urës Hong Kong-Zhuhai-Makao, treguan se numri i banorëve të Kong Kongut, që udhëtojnë drejt veriut me makina private, ka vazhduar të rritet, që nga zbatimi zyrtar i skemës. Më shumë se 950,000 udhëtime ndërkufitare ishin kryer deri më 30 qershor në orën 16:00, me numrin e regjistrimeve të shoferëve në mbi 82,000 dhe regjistrimet e makinave mbi 67,000.