fjala kyçe: 领导---[lǐng dǎo]---udhëheqje
1 korriku i këtij viti është dita jubilare e 103 vjetorit të themellimit të Partisë Komuniste të Kinës (PKK). Nën udhëheqjen e saj, Kina ka realizuar hovin e madh të fuqizimit. Shumë të huaj që jetojnë në Kinë, janë "vëzhguesë" që ndodhen më afër me Kinën dhe gjithashtu "dëshmitarë" të zhvillimit të Kinës.
Adham Sayed / foto nga "hzic.edu.cn"
Adham Sayed, studiues liban, ka studiuar e punuar në Kinë për 9 vjet. Tani ai punon si bashkëpunëtor i vjetër në Institutin Kërkimor të Azisë Lindore, pranë Universitetit Industrial-Tregtar të Zhejiangut. Për të, eksperienca e jetës në Kinë dhe sektori i studimit të tij, plotësojnë njeri-tjetrin si në praktikë ashtu edhe teori. Duke folur për PKK-në nga këndvështrimi i tij, ai tha me shumë emocion:
"Kina u shndërrua nga një vend me ekonomi të prapambetur që pësoi ndarjen, pushtimin dhe shfrytëzimin kolonial, në ekonominë e dytë më të madhe globale, prodhuesin më të madh të mallrave në botë dhe në një vend me përparim novator. Përvoja e zhvillimit të suksesshëm të Kinës, veçanërisht përvoja e modernizimit të stilit kinez, u jep shumë shpresë vendeve në zhvillim, të cilat po realizohen ndërmjet ndërtimit të përbashkët të nismës 'Një brez, një rrugë', tre nismave globale etj. Pa PKK-në, është e pamundur të realizohen të gjitha këto."
Sipas Adham Sayed, historia mbi njëqind vjeçare PKK-së është një histori e lidhjes së ngushtë me popullin.
"Nëse një parti nuk ka besimin e popullit, ajo nuk ndërton dot një histori prej mbi 100 vjetësh. Ky besim nuk vjen pa arsye, por nga kuptimi i drejtë i kësaj partie për realitetin e Kinës dhe nga përballimi shkencor i sfidave. Kjo është një nga arsyet e rëndësishme që PKK-ja mund të jetojë mbi 100 vjet. Besoj se ajo do të vazhdojë të vijojë më tej."
Mostak Ahamed Galib / foto nga "cnhubei.com"
Studiuesi Mostak Ahamed Galib nga Bangladeshi, ka studiuar dhe jetuar në Kinë për 20 vjet. Tani ai shërben si drejtor ekzekutiv i Qendrës Kërkimore mbi Shkëmbimet Kulturore dhe nismën "Një brez, një rrugë" pranë Universitetit të Teknologjisë të Wuhanit. Sipas tij, luftimi me solidaritet është veçoria më e dukshme shpirtërore e PKK-së dhe popullit kinez.
"Unë jam pedagog në universitet dhe kam studentë nga krahinat Guizhou, Guangxi, Yunnan e Xinjiang, ku përqendrohen shumë pakica kombëtare. Gjatë shkëmbimeve ndërvepruese me këta të rinj, kam parë pohimin e tyre për PKK-në. Shpeshherë themi se 56 kombësitë e Kinës përqafohen ngushtë me njëra-tjetrën ashtu si fara me shegën. Ato janë një familje e madhe."
Të huajt që punojnë e jetojnë në Kinë, ndoshta nuk janë të ndërgjegjshëm, që ata kanë mundësi të konkaktojnë çdo ditë me anëtarë të PKK-së, të cilët ndoshta janë kolegë, studentë pranë tyre, por edhe vullnetarë të lagjes, postierë, shoferë taksie apo punonjës në mensë.
Boukete Grace / foto nga "cyol.com"
Boukete Grace, student për titullin doktor nga Republika e Kongos, tha se përkushtimi i pakursyer i anëtarëve të PKK-së, i ka lënë përshtypje shumë të thella.
"Kam parë shumë anëtarë të PKK-së që dëshirojnë të shkojnë në zonat e largëta rurale për të ndihmuar vendasit atje, pa u menduar për kushtet e jetesës. Mendoj se kjo nuk është një gjë e lehtë, por ata veprojnë kështu. Mendoj se kjo është një gjë shumë e mirë." (Wang Lei/ Elona)