kandidati i linjës së ashpër, Saeed Jalili / foto nga CFP
Autoritetet zgjedhore në Iran bënë të ditur se ligjvënësi reformist, Masud Pezeshkian, dhe kandidati i linjës së ashpër, Saeed Jalili, do të përballen në balotazhin presidencial, që do të mbahet më 5 korrik, njofton ATSH.
Mohsen Eslami, zëdhënës i Komisionit Zgjedhor të Iranit, tha më 29 qershor se Pezeshkian në rundin e parë fitoi 42,5 për qind të votave, ndërkaq Jalili 38,6 për qind.
oto nga CFP
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 40 për qind, që e ulët. Rezultati i zgjedhjeve ka pak të ngjarë të rezultojë në ndryshime të mëdha politike, por mund të ketë ndikim se kush do ta pasojë Khamenein, i cili ka qenë lider suprem i vendit që nga viti 1989. Disidentët brenda dhe jashtë Iranit kanë bërë thirrje për bojkot, duke argumentuar se votimet nuk do të sjellin ndryshime. (Fatosi)