Foto nga VCG
Industria e softuerit dhe shërbimeve të teknologjisë së informacionit (IT) në Kinë raportoi rritje vjetore dyshifrore për sa i përket të ardhurave dhe fitimeve në pesë muajt e parë të vitit, citon “Xinhua” të dhënat zyrtare.
Fitimet totale të sektorit u rritën me 16.3 për qind në baza vjetore në 575.6 miliardë juanë (rreth 80.77 miliardë dollarë amerikanë) gjatë kësaj periudhe, ndërsa të ardhurat e kombinuara u rritën me 11.6 për qind në 4.93 trilionë juanë, sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.
Të ardhurat totale të nënsektorit të shërbimit të teknologjisë së informacionit u rritën me 12.9 për qind në baza vjetore në rreth 3.33 trilionë juanë, duke përbërë 67.5 për qind të të ardhurave totale të industrisë.
Në mënyrë të veçantë, të ardhurat e kombinuara nga “cloud computing” dhe shërbimet e të dhënave të mëdha u rritën me 13 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, duke arritur në 514.3 miliardë juanë.
Të dhënat zbuluan gjithashtu se të ardhurat nga produktet softuerike, si dhe produktet dhe shërbimet e sigurisë së informacionit u rritën përkatësisht me 9.2 për qind dhe 8.5 për qind në baza vjetore. (Irma)