Zhvillohet raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare franceze në territore të huaja
2024-06-30 16:18:31

Foto nga VCG

Raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare franceze u zhvillua zyrtarisht në grupin e ishujve Saint Pierre dhe Miquelon në brigjet lindore të Kanadasë.

Pas humbjes së partisë së tij në zgjedhjet për Parlamentin Europian, në fillim të qershorit, dhe një fitore të qartë për Tubimin Kombëtar (RN), presidenti francez Emmanuel Macron shpalli zgjedhje të parakohshme për Dhomën e Ulët franceze, Asamblenë Kombëtare.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të zhvillohet më 7 korrik, shkruan “ATSH”.

RN populiste është shumë përpara në sondazhet parazgjedhore, e ndjekur në vendin e dytë nga lëvizja e re e majtë Fronti i Ri Popullor (NFP), ndërsa Rilindja qendrore e Macron është në vendin e tretë.

577 zonat elektorale të Francës dërgojnë secila një delegat në Asamblenë Kombëtare. Kandidatët që sigurojnë më shumë se 50% të votave në raundin e parë do të zgjidhen, por shumica do të kalojnë vetëm pas raundit të dytë. (Irma)