Gjergj Jorgaqi në duet me Rubin Kason
2024-06-30 16:33:24

Kantautori i mirënjohur Gjergj Jorgaqi ka sjellë së fundi materialin muzikor me titullin “Pa një zemër”. Këtë herë kantautori vjen në bashkëpunim me një tjetër artist të talentuar, si Rubin Kaso. Kjo dyshe e rrokut, janë bërë së bashku për të sjell një tjetër hit në muzikën shqiptare, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku, artdashësit, si edhe nga kolegët e artistëve. Kënga e zhanrin rrok me titullin “Pa një zemër”, është një rrok i pastër, e krijuar me tekst dhe muzikë  nga vetë kantautori Gjergj Jorgaqi, ndërsa videoklipi është realizuar nga Enis Cela Production.