Karnavali “Golden Eagle” mblodhi emra të njohur të muzikës shqiptare
2024-06-30 16:34:13

Karnavali “Golden Eagle” është një ngjarje e madhe kulturore dhe artistike që ka mbledhur grupe  të ndryshme nga e gjithë bota për të festuar së bashku traditat me kostume, muzikë dhe valle. Karnavali “Golden Eagle” është mbajtur në qytetin e Suharekës në datat 28, 29 dhe 30 qershor 2024. Në faqen zyrtare të Karnavali “Golden Eagle” u bë publike lista e artistëve të cilët do ishin pjesë e këtij edicioni që janë; Ard Gashi, Mirdon Pacolli, Elgit Doda, Lumi B, Ya Nina, Gena, Bardhi DJ Pm dhe DJ Dagz, Dafina Zeqiri, Yll Limani, Luiz Ejlli, Xhensila Myrtezaj dhe Dj Gimi-o, artistët që i sollën atmosferë edicionit të këtij viti të Karnavali “Golden Eagle”, por edhe publiku arriti të shijonte kulturat  dhe talentet nga e gjithë bota.