Liderët e BE-së mbështesin Ursula von der Leyen për mandatin e dytë në krye të Komisionit Europian
2024-06-29 10:51:01

Foto nga VCG

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së kanë mbështetur kandidaturën e Ursula von der Leyen si presidente e Komisionit Europian për një mandat të dytë pesëvjeçar, sipas tre diplomatëve të BE-së, bën të ditur “Panorama”.

Në hapin e radhës, von der Leyen do të duhet të fitojë miratimin e shumicës së anëtarëve të Parlamentit Europian.

Udhëheqësit emëruan gjithashtu ish-kryeministrin portugez Antonio Costa si presidentin e ardhshëm të Këshillit të Europës.

Ndërsa kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, u përzgjodh për të zëvendësuar Josep Borrell si përfaqësuesin e lartë të BE-së për Sigurinë dhe Çështjet e Jashtme. (Irma)