Jeris Kaso
Unë e kam nisur muzikën që në moshën 6 vjeçare dhe lënda e parë që kemi studiuar ka qenë lënda e solfezhit, ndërsa fjalia e parë në atë libër ishte: “Muzika është arti i të shprehurit të ndjenjave dhe mendimeve nëpërmjet tingujve.” Mendoj se muzika ka forcën të ndryshojë situatat njerëzore. Muzika ka forcën ta bëjë një situatë komike në dramatike dhe anasjelltas. Mendoj se muzika është një emocion që shpreh ndjenjat e njeriut në format më të ndryshme, në 360-të gradë. Është një gjuhë universale dhe mendoj se muzika është një mjet i domosdoshëm jetese.
Dëshirat e mia në muzikë kanë qenë gjithmonë dy: kam dashur që të ushtroj instrumentin, gjë që ka ndodhur edhe unë jam diplomuzr për këtë, edhe të krijuarit muzikë. Kështu që ka ardhur shumë natyrshëm dhe nuk mund të shkëputesha nga ky proces. Pra gjithmonë dëshirat e mia në lidhje me muzikën kanë qenë qoftë të luajturit në instrument qoftë të krijuarit muzikë. Procesi më i vështirë ishte shkëputja nga instrumenti, gjë që kam studiuar gjithë jetën, edhe në kalimin e procesit që duhet të krijoja studion time, të filloja të krijoja kontaktet e duhura, të gjeja gjuhën time muzikore, mënyrën time të të shprehurit. Ishte një proces që kërkonte kohë. Nuk ishte e lehtë por sado klishe mund të duket, duke punuar fortë fillojnë gjërat të ndryshojnë dhe i afrohesh qëllimit ngadalë ngadalë. Praktikisht ditët e mia janë 24 orë, duke i kaluar në studio. Pjesën më të madhe të ditës e kaloj këtu filloj bëj punët teknike në fillim pastaj nëqoftëse gjej ndonjë frymëzim të çastit futem hedh idetë, pastaj i zhvilloj. Jo detyrimisht i zhvilloj kur hedh idetë pasi unë mund të rrinë aty një javë, dy javë, mund të rrinë edhe një vit, më ka ndodhur, por procesi është i natyrshëm, nuk kam një formulë ekzakte për këtë. Sipas energjisë që mund të më përcjell edhe artisti, sipas momentit, sipas stinës ndonjëherë, sipas kohës. Procesi është gjithnjë i natyrshëm dhe unë jam fans i kësaj gjëje që mos të bëjmë një plan paraprak por t’ia lë momentit. Përzgjedhja ndodh sipas materialit muzikor. Fillimisht unë nëqoftëse kam krijuar diçka mendoj kujt artisti mund ti përshtatet më shumë, duke mar parasysh disa gjëra, vokalin, zhanrin pastaj ka materiale ka nga ata artistë që kërkojnë diçka të caktuar dhe do të bëj diçka sipas preferencës që artisti ka por në përgjithësi unë jam që në një moment që krijoj materialin dhe ja proppozoj artistëve të ndryshëm sipas asaj që unë dua të krijoj, sipas vizionit që unë kam për atë material dhe mendoj se kjo është metoda më e mirë.
Kur kam qenë në fillimit e mia, që isha duke u përpjekur të krijoja punën time, emrin tim, detyrimisht puna të përball me shumëllojshmëri njerëzish. Jam përballuar edhe me njerëz që nuk kanë qenë fort profesionistë në këtë punë, por duke pasur për arsye të ndryshme famë kërkesat e tyre kanë qenë nga më të çuditshmet dhe aspak profesionale, gjëra që nuk qëndrojnë. Unë, duke pasur natyrën që mundem që t’i sjell gjërat ne nivelin që mendoj që është e përshtatshme, e thënë në mënyrë popullore mund t’i sheshoj gjërat, kam bërë me qetësi duke ja shpjeguar dhe demostruar që ta kuptonte se çfarë është e duhura për të. Kështu që kjo gjë mendoj se arrihet nëpërmjet komunikimit. Nëpërmjet komunikimit janë krijuar dhe janë shuar luftrat.
Jeris Kaso
Krijimi im i parë ka qenë në periudhën e gjimnazit. Nuk ka qenë një këngë, por ka qenë një vepër muzikore “Trio për harqe” violinë, vjolë dhe violinçelë e cila është luajtur nga teatri në Vlorë, sepse jam nga Vlora me origjinë. Pastaj në muzikën komerciale apo në muzikën e lehtë ka qenë një artiste e re, e panjohur. Përveç saj kam qenë i fokusuar edhe në krijimin e muzikës që quhen bite, edhe i krijoja këto dhe i shisja online. Për një farë kohe kështu kam mbijetuar. Kështu që duke shitur bitet, instrumentalet që krijoja, i shisja online dhe vazhdoja jetën.
Trendeve muzikore nuk mendoj se ka krijues që mund ti shmangen por idea më e mirë është që të miksosh gjërat në mënyrë të atillë që ta prekësh trendin por ti japësh edhe një farë vlere. Mos të lësh vetëm në standardin e komercializimit, por të japësh edhe diçka me vlerë, të ketë shije, të ketë stil. Gjithçka varet sesi ti e sjell diçka, sesi e përcjell trendin, në çfarë forme. Sepse jo detyrimisht do të ndjekësh trendet është diçka e keqe. Por të ndjekësh trendet në mënyrë vulgare mendoj se është diçka pa vlerë. Nëqoftëse trendit i bashkangjit edhe disa vlera atëhere krijohet një miks që mendoj se transmeton stil, transmeton shije të mirë.
Unë shpresoj që edhe në të ardhmen të vazhdoj ta ushtroj këtë profesion. Shpresoj të bëj muzikë të mirë. Kam dëshirë që njerëzit të bashkangjiten me emocionet e mia. Dëshira ime më e madhe është që të tu transmetoj njerëzve botën time shpirtërore.
Nëqoftëse përballë do të kisha veten time të vogël do ti thoja: “ Qetësohu. Çdo gjë do të arrihet. Nuk ka nevojë ti marrësh gjërat me nxitim. Kështu që mere më qetë.”
Nëqoftëse do të isha një instrument muzikor do të doja shumë të isha violinë. Do të doja të shihja me sytë e violinës si ndihen njerëzit. Emocionet edhe gjëndja shpirtërore që mund ti transmetoj.
Unë jam rritur me muzikë klasike dhe nëqoftëse do të kishte diçka që do ta përfaqësonte më së miri jetën time do të ishte “Simfonia e 5-të" e Ludëig van Beethoven.
Nëqoftëse do të kish mundësinë për të bërë një bashkëpunim me një artist do të ishte Lenny Kravitz. Mendoj se miksimi i zhanreva që ai krijon dhe ai emocion që transmeton në muzikë mundet që të përputhet shumë mirë me shijet dhe mënyrën sesi e shoh unë muzikën.
Jeris Kaso
Përsa i përket kompromiseve në punën e një producenti është diçka që është shumë e diskutuar por mendoj se në momentin që një profesionist e ushtron këtë profesion që sado i bukur dhe i vështirë në të njëjtën kohë është, duhet që të bëj disa kompromise të vogla sepse nuk është vetëm pasion por është profesion dhe kur punon full time në diçka të duhet që të sigurosh jetesën tënde në një farë forme por unë nuk bëj kompromise me gjërat që shkelin standartet e mia, që shkelin synimet e mia të të bërit muzikë. Çdo gjë në jetë ka disa shtylla që është e krijuar dhe nëpërmjet këtyre shtyllave mund të ndërtohet, mund të zhvillohet kështu që nëqoftëse shoh diçka që është kundër këtyre parimeve që unë kam në muzikë atëhere unë tërhiqem dhe nuk jam aty. Me të vërtet jam i ri në këtë punë, në treg por jo në zanat. Kam thënë shumë herë jo. Edhe do të vazhdoj të them nëqoftëse shoh që ka mospërputhje mendimesh, mospërputhje shijesh dhe mungesë profesionalizmi.
Në punën e producentit gjithmonë je duke punuar me artistë të rinj, duke kaluar emocionet, eksperiencat e reja dhe përputhja shpirtërore ndodh në momente dhe periudha të caktuara. Unë deri tani në jetën time profesionale ka ndodhur që të kem klik artistik me disa artistë disa me emër e disa të rinj por midis tyre mund të veçoj Eneda Tarifën me të cilën jam duke bërë një album dhe është fantastik, me Maton etj ndërkohe nga artistë të rinj mund të veçoj Besa Kaziun, Dilanin etj. Kam shumë artistë që jam duke bashkëpunuar dhe duke krijuar non stop për ta. Kështu që për momentin jam duke kaluar disa eksperienca me këta artistë. Më vonë nëqoftëse do të ketë të tjerë atëherë do të mundohem që të jap maksimumin nga shpirti im.
Këshillat më të mira që kam marë janë: Të fokusohem më shumë tek puna. Vetëm ajo mundet që të të bëj të ecësh përpara. Dhe një tjetër është të qëndroj larg asaj që bëjnë të tjerët. Të krijoj individualitetin tim edhe të lë shpirtin tim të flasë gjuhën e vet.
Përgatiti Jerida Sakaj