Kryeministri i Kinës thekson tregtinë dhe bashkëpunimin gjatë takimit me Presidenten e Perusë
2024-06-29 15:23:13

Foto nga Xinhua

Kryeministri kinez Li Qiang bëri thirrje për zgjerimin e tregtisë dhe thellimin e bashkëpunimit midis Kinës dhe Perusë, në bisedimet me presidenten peruane Dina Ercilia Boluarte Zegarra, të premten në Pekin.

Li tha se Kina i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Perunë. Ajo është e gatshme të punojë për të çuar përpara miqësinë tradicionale, për të thelluar bashkëpunimin, për të nxitur marrëdhëniet e partneritetit strategjik gjithëpërfshirës Kinë-Peru në një nivel të ri, me më shumë përfitime për të dy popujt.

Gjithshtu Kina është e gatshme të forcojë më tej shkëmbimet dhe dialogun me Perunë në të gjitha nivelet, të vazhdojë ta kuptojë dhe ta mbështesë atë, për çështje që kanë të bëjnë me interesat thelbësore dhe shqetësimet kryesore të njëra-tjetrës, tha Li.

Li u bëri thirrje të dy palëve të forcojnë sinergjinë e strategjive të zhvillimit, të vazhdojnë të zgjerojnë tregtinë, të thellojnë bashkëpunimin në fusha tradicionale si minierat, energjia elektrike, portet dhe infrastruktura, nën drejtimin e bashkëpunimit me cilësi të lartë "Një brez, një rrugë".

Li bëri thirrje për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat në zhvillim si energjia e re, komunikimi, ekonomia dixhitale, kujdesi shëndetësor dixhital dhe inteligjenca artificial, për të siguruar zbatimin e qëndrueshëm të projekteve madhore dhe për të vazhduar thellimin e bashkëpunimit njerëzor dhe kulturor, duke promovuar miqësinë midis dy shtete.

Kina mbështet Perunë në pritjen e Takimit të Liderëve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) të këtij viti, tha Li, duke shtuar se Kina është e gatshme të forcojë komunikimin dhe koordinimin me Perunë në mekanizmat shumëpalësh si OKB dhe APEC, për të dhënë kontribute pozitive për ruajtjen e paqes dhe zhvillimit të botës, duke mbrojtur interesat reciproke të vendeve në zhvillim dhe duke promovuar ndërtimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Duke përshëndetur miqësinë mes dy popujve, Boluarte tha se investimi dhe bashkëpunimi i kompanive kineze, ka promovuar efektivisht zhvillimin ekonomik dhe social të Perusë.

Peruja merr pjesë aktive në bashkëpunimin "Një brez, një rrugë". Ajo mirëpret më shumë kompani kineze të investojnë në Peru dhe është e gatshme të zgjerojë më tej bashkëpunimin praktik me Kinën në ndërtimin e infrastrukturës, energjinë e re, zhvillimin e gjelbër, arsimin etj., tha Boluarte, duke shtuar se qeveria është e gatshme të sigurojë një mjedis të favorshëm për këtë.

Boluarte vuri në dukje se Peruja i përmbahet parimit të një Kine, mbështet Iniciativën Globale të Sigurisë dhe është e gatshme të forcojë bashkëpunimin shumëpalësh me Kinën, për të promovuar së bashku paqen dhe zhvillimin botëror.(Çang Çuo)