Ky vit shënon 70 vjetorin e shpalljes së Pesë Parimeve të Bashkëjetesës Paqësore. Para 70 vjetësh, Kryeministri Zhou Enlai propozoi për herë të parë plotësisht këto pesë parime. Gjatë 70 viteve të fundit, Pesë Parimet e Bashkëekzistencës Paqësore janë pranuar dhe njohur përgjithësisht nga vendet në mbarë botën, duke u bërë një normë e rëndësishme për marrëdhëniet moderne ndërkombëtare.
Gjatë paradites të së premtes, u mbajt në Pekin konferenca përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të publikimit të Pesë Parimeve të Bashkëjetesës Paqësore, ku Presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim.
Në fjalimin e tij, Xi vuri në dukje se Kina do të krijojë Qendrën e Studimeve për "Jugun Global". Ai i bëri thirrje Jugut global për tu kthyer në një forcë të qëndrueshme në ruajtjen e paqes, në një shtyllë qendrore të zhvillimit të hapur, në një fuqi konstrutive në qeverisjen globale, si edhe në një forcë promovuese në shkëmbimin e qytetërimeve, duke punuar së bashku për të ndërtuar një bashkësi me fate të përbashkëta të njerëzimit.