Kanë kaluar 70 vite që kur Republika Popullore e Kinës parashtroi pesë prinicipet e saj për bashkekzistencën paqësore. Në dhjetor 1953 numri dy i shtetit kinez, Çu En Lai, paraqiti para publikut tij dhe ndërkombëtar pikëpamjet e Kinës mbi rregullin dhe rendin e ri botëror të pas Luftës së Dytë Botërore. Ishte koha kur lufta kishte mbaruar. Ishte themeluar OKB me Këshillin e Sigurimit, ndërkohë që padrejtësisht në këtë këshill bënte pjesë Tajvani. Bota ishte e ndarë tashmë në dy blloqe, ndonëse ende nuk ishte krijuar Traktati i Varshavës, ndërkohë që Kina për shkak të parimeve nuk u bë pjesë e tij. Gjithashtu shumë vende dhe popuj në Azi, Afrikë dhe rajone të tjera të botës po formonin shtetet e tyre të reja, duke i dhënë fund sundimit kolonialist të disa Fuqive të Mëdha europiane.
Kryeministri kinez Zhou Enlai në Konferencën Bandung në vitin 1955
E përgjegjshme për rolin e saj të ardhshëm në rendin botëror të pas-luftës, Kina doli me platformën e saj të bashkëjetesës dhe bashkekzistencës paqësore, në të cilën u formuluan si vlera të njerëzimit dhe rregullit, sovraniteti dhe integriteti territorial i shteteve, liria dhe demokracia, e drejta e barabartë midis vendeve të mëdha dhe të vogla, si dhe vendeve të industrializuara e atyre të varfra. Nga këto parime u frymëzua edhe politika e jashtme e Brezhnjevit në BS në vitet 1960-70. Ishte kjo shpallje, ndoshta një dokument aq i rëndësishëm sa edhe 14 pikat e Willson në janar të vitit 1919 për rivendosjen e paqes dhe vetëvendosjen pas Luftës së Parë Botërore.
Ndërkaq Republika Popullore e Kinës aso kohe kishte vetëm katër vite që e kishte fituar luftën dhe krijuar shtetin e saj. E megjithëse luftonte për jetë a vdekje kundër pasojave të luftës, kundër varfërisë e urisë, kundër aq shumë vështirësive në të cilat kalonte vendi, kryeministri dhe qeveria kineze e kohës bëri hapin e madh të parashtrimit të pikëpamjeve të saj sa i përket jo vetëm për respektimin e rendit të ri botëror, por edhe të rolit kinez në këtë rend.
Shpalljen e pesë parimeve themelore për paqen dhe rendin botëror duhet ta kuptojmë si një akt civilizimi për njerëzimin, si një moment reflektimi edhe në ditët e sotme. Ndonëse asokohe Kina ishte një vend që do të bëhej anëtare zyrtare e Këshillit të Sigurimit, ato principe shërbyen si mesazh, se vendi më i madh i botës po shkonte drejt zhvillimit të pandërprerë dhe do të merrte dalëngadalë rolin e një fuqie të madhe të globit.
Kryeministri kinez Zhou Enlai vizitoi Bashkimin Sovjetik në vitin 1957
Kina e sotme është sot e fuqishme dhe me autoritet të padiskutueshëm edhe për shkak të zbatimit të atyre parimeve në 70 vite radhazi. Kina e sotme është gjithashtu një aktor dhe faktor stabiliteti e paqeje në botën e sotme të trazuar. Për këtë arsye ajo po luan rolin tashmë të një fuqie me peshë të padiskutueshme në spektrin e vendimmarrjes në botë. Falë respektit dhe zbatimit të pesë parimeve themelore të saj për paqen e sigurinë e botës së sotme e të djeshme, është rritur aq shumë autoriteti dhe prestigji kinez në botë.
Shembulli dhe eksperienca e Kinës na dëshmon se një vend bëhet i respektuar në botë jo vetëm për shkak të fuqisë së tij ekonomike, politike dhe ushtarake, por para së gjithash për shkak të arsyes dhe racionalitetit, vlerave të paqes në politikat e tij.
Më 5 shtator të vitit 2017, presidenti kinez Xi Jinping në Dialogun midis vendeve të tregut në zhvillim dhe vendeve në zhvillim
Republika Popullore e Kinës sanksionoi që në vitet e para të lindjes e krijimit të saj parimin politik të trajtimit të barabartë të të gjitha shteteve dhe kombeve. Kusht i respektimit të këtij parimi u vendos parimi tjetër i respektimit të lirisë, demokracisë dhe sidomos sovranitetit shtetëror të secilit vend, pavarësisht madhësisë dhe numrit të popullsisë, pavarësisht produktit shoqëror dhe forcës ushtarake të tij. Dhe, nëse kthehemi te antikiteti, atëherë shohim se parime të tilla reklamoi në shekullin e IV para erës së re edhe filozofi i shtetësisë kineze, Konfuc. Kjo do të thotë se Çu En Lai atë dhjetor të vitit 1953 nuk e pati të vështirë të përcaktojë parimet morale dhe politike të botës së pas Luftës së Dytë Botërore. Përvoja historike, me të cilën Kina dhe kinezët janë krenarë, ishte aty, në librat e historisë politike të Republikës së krijuar.
Presidenti kinez Xi Jinping mban fjalim në konferencën e OKB-së, Nju Jork, 2015(Foto:Xinhua)
Sot, sërishmi është kjo traditë historike që e ndikon politikën kineze, si në qëndrimet politike në rajonin e Azisë, ashtu edhe në rajonet e tjera të botës. Politikat kineze në rajonet e konfliktit si Ukrainë, Lindjen e Mesme, por edhe sa i përket Tajvanit, synojnë mjetet paqësore të zgjidhjes së tyre. Pikërisht ky parim themelor u sanksionua para 70 vitesh në politikën e Pekinit dhe aplikohet me besnikëri të pashoqe edhe sot nga autoritetet e Republikës, presidenti dhe qeveria kineze.