Poezia e Hangzhout
2024-06-28 17:31:21
Me dashurinë ndaj kulturës kineze, çeku Jiri Plucar erdhi në Kinë për të studiuar shkrime të lashta kineze.
Në vitin 2019 ai erdhi në Hangzhou dhe punoi si pedagog i gjuhës dhe kulturës çeke në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare të Zhejiangut.
Në Hangzhou, falë mjedisit të bukur dhe atmosferës së fortë kulturore, Jiri Plucar ndihet sikur është në botën e përshkruar
në vjershat klasike kineze. Ai pëlqen veçanërisht poetin e dinastisë Song, Wang Anshi, madje ka përkthyer në çekisht mbi 100 vjersha të tij. Jiri Plucar shpreson se dashuria për kulturën kineze do të përhapet edhe në vendlindjen e tij.
Lajmet Kryesore