Foto nga CFP
Të enjten përfundoi në Dalian të Kinës Verilindore Forumi Veror i Davosit 2024, që pati më tepër se 1 700 pjesëmarrës, ndër të cilët edhe përfaqësues të mbi 200 sipërmarrjeve inovative.
Forumi i këtij viti u përqendrua në gjashtë tema kryesore, duke përfshirë "Një ekonomi e re globale" dhe "Kufij të rinj për industrinë", ndërsa "Kina dhe bota" ishte një ndër temat më të rëndësishme të forumit.
Pjesëmarrësit thanë se zhvillimi me cilësi të lartë i Kinës jo vetëm nxit rritjen ekonomike botërore, por edhe i sjell impuls të ri ekonomisë botërore. Ata vunë në dukje gjithashtu se industritë e reja dhe modelet e krijuara nga teknologjitë e reja të Kinës po sjellin mundësi të reja zhvillimi në shumë vende, duke nxitur dhe ruajtur pritjen pozitive të zhvillimit të ekonomisë botërore.
David Adelman, drejtor menaxhues dhe këshilltar i përgjithshëm në "KraneShares", u shpreh se zhvillimi i një ekonomie të madhe si ajo kineze, është mbresëlënës dhe se Kina ka bërë një punë shumë të mirë për menaxhimin e ciklit të biznesit.
Ndërsa kreu i Tregtisë Digjitale dhe i Gjeopolitikës në Forumin Ekonomik Botëror, Simon Lacey, tha se Kina ka një bazë shumë të fortë prodhimi dhe ka qenë prej kohësh një treg i rëndësishëm konsumi me rritje të lartë. Ai shtoi se bota nuk mund të shërohet nga tronditjet e viteve të fundit pa nxitjen që i jep Kina ekonomisë globale.