Emigrante (Foto Rtsh)
Qeveria gjermane miratoi një projektligj me masa që do ta bëjnë më të lehtë deportimin e të huajve që mbështesin aktet e terrorizmit, pas shtimit në rrjetet sociale të gjuhës së urrejtjes në lidhje me luftën në Rripin e Gazës.
Sipas draftit, të huajt mund të përballen me deportim për postime apo komente që lartësojnë apo edhe justifikojnë akte terroriste, shkruan “RTSH”.
Pas sulmit që grupi militant Hamas ndëmori tetorin e shkuar ndaj jugut të Izraelit, që shkaktoi dhe luftën në Gaza, në Gjermani është shënuar një rritje e postimeve me gjuhë urrejtjeje në mediat sociale, për të cilat zyrtarët thonë se përgjegjës veçanërisht janë islamikët.
Në fund të muajit të shkuar, një oficer policie u qëllua për vdekje me thikë nga një azilkërkues afgan, ç'ka gjithashtu shkaktoi shtim të postimeve që nxiti debatin për deportimet.
Projektligji i miratuar nga qeveria pritet të kalojë për votim në Parlament. (Irma)