Sonda kineze "Chang'e-6" ka mbledhur 1 935.3 gramë mostra nga ana e pasme e Hënës
2024-06-28 11:47:21
Foto nga CFP
Misioni "Chang'e-6" i Kinës mblodhi 1 935.3 gramë mostra nga ana e pasme e Hënës, njoftoi të premten Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës (CNSA).
Mostrat iu dorëzuan ekipave kërkimore nga Akademia Kineze e Shkencave në një ceremoni të mbajtur nga CNSA në Pekin. Kërkuesit do të kryejnë ruajtjen dhe përpunimin e mostrave hënore siç është planifikuar dhe do të nisin punën e studimit shkencor.
Kapsula e kthimit e sondës "Chang'e-6", që mbante mostrat e para në botë të mbledhura nga ana e pasme e Hënës, zbriti në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme më 25 qershor.
Lajmet Kryesore