NATO emëron kryeministrin holandez në largim Mark Rutte si sekretar të përgjithshëm
2024-06-27 11:23:19

Mark Rutte (Foto ATSH)

NATO ka emëruar kryeministrin holandez në largim Mark Rutte për të pasuar Jens Stoltenberg në tetor si sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, sipas një deklarate. Duke përshëndetur përzgjedhjen e Rutte-s, Stoltenberg tha se kryeministri holandez është një udhëheqës i fortë dhe një ndërtues i konsensusit, citon “ATSH”.

“I uroj atij çdo sukses ndërsa ne vazhdojmë të forcojmë NATO-n për sfidat e së sotmes dhe së nesërmes. E di që po e lë NATO-n në duar të mira”, - shtoi ai.

Mandati i Stoltenberg do të përfundojë më 1 tetor.

Rutte u bë shpejt kryesuesi për të qenë shefi i ardhshëm i NATO-s pasi mori mbështetjen e hershme të SHBA-së, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. (Elona)