fjala kyçe: 工具---[gōng jù]---mjet
200 peshkatarë filipinasë drejtuan anije për në hapësirën ujore rreth ishullit Huangyan të Kinës më 24 maj 2024 / foto nga CFP
Gjatë një interviste ditët e fundit, Mahathir Mohamad, ish-kryeministri i Malajzisë paraqiti dyshim për rolin e ShBA-së në Azinë Juglindore. Ai tha se ShBA-ja nuk është vend i këtij rajoni, por megjithatë nxit kundërvënien ndërmjet vendeve të rajonit, madje i "drejton" ato nga lufta, sepse nëse shpërthen luftë, ShBA-ja do të ketë mundësi të shesë në mënyrë masive armët e saj.
Ndërkohë, disa ish-zyrtarë amerkanë, që morën pjesë ditët e fundit në një konferencë shtypi të organizuar nga Instituti "Schiller", një grup gjerman i studimit të politikave, i paralajmëruan Filipinet mbi marrëdhëniet me ShBA-në dhe mbi çështjen e Detit të Kinës Jugore. Ish-senatori amerikan dhe koloneli në lirim Richard Black i këshilloi Filipinet të vlerësojnë me gjakftohtësi dhe të mos bëhen mjet i ShBA-së duke u përfshirë në konflikt, sespe kjo do t'i sjellë popullit filipinas vetëm katastrofë.
Edhe shefi i stafit i ish-sekretarit amerikan të Shtetit Colin Powell, Lawrence Wilkerson, gjithashtu kolonel në lirim, shprehu qëndrim të ngjashëm. Ai e këshilloi palën filipinase të tregojë pjekuri më të madhe, duke vënë në dukje se ShBA-ja po i shfrytëzon Filipinet për të krijuar kushte për një konflikt të mundshëm me Kinën, duke thënë se Filipinet nuk janë mike të ShBA-së, por mjet i saj.
foto nga CFP
Filipinet janë shumë mirënjohëse për "bujarinë" e ShBA-së, por në fakt pala filipinase ka bërë dy gabime rrënjësore në marrëdhëniet me Kinën, komenton Grupi Mediatik i Kinës (CMG).
Së pari, ashtu siç thanë ish-zyrtarët amerikanë, synimi thelbësor i politikës së jashtme të ShBA-së është mbrojtja e hegjemonisë së saj në Azi-Paqësor e në mbarë globin, prandaj duhet të frenojë dhe të goditë sfiduesit e mundshëm. Kjo do të thotë se ndërhyrja e ShBA-së në punët ushtarake në Detin e Kinës Jugore nuk është për marrëdhëniet e aleancës apo miqësinë me Filipinet, por e konsideron këtë vend si një mjet apo gur shahu të politikës së saj për frenimin e Kinës. Kështu, një gur shahu mund të hidhet lehtësisht pas humbjes së vlerës ose pas shfrytëzimit, analizon CMG-ja në komentin e saj.
Së dyti, për vende si Filipinet, do të ishte një gjë e pamenduar mirë që t'u shërbejnë fuqive të mëdha si gur shahu për synime hegjemoniste dhe të përfshihen me iniciativën e tyre në konflikt me vendet fqinje. Filipinet kanë qenë koloni e ShBA-së. Në vitin 1991, Senati i Pilipineve miratoi aktin ligjor për përfundimin e dislokimit njëshekullor të trupave amerikane në Filipine, por një pjesë e filipinasve tregojnë edhe sot njëfarë "kompleksi Edipi" ndaj ShBA-së dhe mbështeten shumë te Uashingtoni sa u përket punëve të jashtme. Nga ana tjetër, politikanët filipinas që kontrollojnë pushtetin e vendit, nuk përfillin interesat e vërteta të vendit dhe abuzojnë me postin, duke i konsideruar Filipinet si mjet për interesat e tyre vetjake. (Wang Lei/ Artan)