ECA: BE-ja nuk është gati për një krizë tjetër të furnizimit me gaz
2024-06-26 15:43:49

Gazi (Foto Gazetasi)

Bashkimi Europian nuk është i përgatitur për një krizë të furnizimit me gaz, paralajmëroi Gjykata Europiane e Auditorëve (ECA).

Gjykata, e cila shqyrton vlerën dhe efektivitetin e politikave të BE-së, bëri të ditur se BE-ja duhet të përmirësojë sistemin e saj për monitorimin e përballueshmërisë së gazit në të gjithë bllokun, të thjeshtojë procedurat që shtetet anëtare të raportojnë qëndrueshmërinë e furnizimeve të tyre dhe të përmirësojë bashkëpunimin midis vendeve të BE-së, shkruan “ATSH”.

Raporti i ECA-s paraqiti një pasqyrë të krizës së furnizimit që pasoi konfliktin në Ukrainë. Çmimet me shumicë të gazit arritën në 339 euro (428 dollarë) për megavat-orë në gusht 2022, krahasuar me 51 euro një vit më parë.

“BE-ja ishte e suksesshme në reduktimin e varësisë së saj nga gazi rus dhe rivendosjen e çmimeve në nivelet e para krizës deri në këtë vit, por duhet bërë më shumë punë për t’u përgatitur për një tjetër goditje të furnizimit në të ardhmen”,- thanë auditorët.

“Bashkëpunimi ndërmjet vendeve të BE-së është ende i dobët. Shumë shtete anëtare ende hezitojnë të nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe solidariteti”,- thuhet në një deklaratë të ECA-s.

“Disa vende të BE-së parashikohet të ndërpresin furnizimin me gaz ndaj një fqinji në përgjigje të një emergjence”,- shtuan ata. (Elona)