Gjermania, Franca dhe Polonia bashkëpunim në prodhimin e armëve me rreze të gjatë
2024-06-26 15:34:50

Lideret e Gjermanisë, Polonisë dhe Francës (Foto ATSH)

Gjermania, Franca dhe Polonia po planifikojnë të prodhojnë së bashku armë me rreze të gjatë, duke thënë se mungesa e këtyre armëve është një hendek serioz në mbrojtjen europiane.

“Qëllimi është të bashkohen një grup shtetesh europiane që bien dakord të mbyllin këtë hendek të pajisjeve ushtarake në afat të mesëm dhe afatgjatë”, - tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në një takim me homologët e tij francezë dhe polakë, në Paris, citon “ATSH”.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë një deklaratë synimi mund të nënshkruhet në samitin e NATO-s në korrik. (Elona)