Liu Jiaaqi (Foto nga VCG)
Gjeologu Liu Jiaqi udhëzon sa më shumë njerëz të dashurohen me shkencën
Liu Jiaqi ka besuar gjithmonë se popullarizimi i shkencës është detyrë e shkencëtarëve. Ata kanë detyrimin të marrin përsipër këtë përgjegjësi dhe të japin kontribut në popullarizimin e shkencës. Për shumë vite, ai vetë ka qenë në vijën e parë të popullarizimit të shkencës Çdo vit, ai e përdor kohën e lirë për të dhënë leksione mbi popullarizimin e shkencës në mbarë Kinën.
"Thelbi i kërkimit shkencor është inovacioni. Popullarizimi i shkencës është t'i tregojë publikut rezultatet e kërkimit shkencor dhe të ndihmojë në përmirësimin e njohjes shkencore të publikut”tha Liu Jialin.
Vitet e fundit, ndërsa platformat e popullarizimit të shkencës janë bërë gjithnjë e më të bollshme, për të tërhequr sa më shumë të rinj, Liu Jiaqi e ka zhvendosur popullarizimin e shkencës në faqet e internetit, që janë të njohura mes të rinjve. Liu Jiaqi tha: "Popullarizimi i shkencës duhet të jetë i pasur jo vetëm në përmbajtje, por edhe në formë, në mënyrë që të rinjtë ta pëlqejnë".
Përgatitja e fjalimeve, bërja e prezantimeve... këto detyra nuk janë të lehta, por Liu Jiaqi e bën vetë çdo herë.
Në videot për popullarizimin e shkencës, Liu Jiaqi shpesh ndan me të rinjtë mendimet e tij për jetën. Ai beson se njerëzit duhet të përballen me vështirësitë e jetës. ”Unë jam përballur me vështirësi në jetë, ndaj jam më i fortë.”
Në video, Liu Jiaqi tregon shumë për eksperiencat e tij, duke e lejuar publikun të marrë mësime të jetës në mënyrë të relaksuar dhe të gëzueshme. Liu Jiaqi tha se do të vazhdojë të ndajë njohuri interesante, si njohuritë vullkanike dhe përparimet e shkencës së Tokës, me sa më shumë përdorues të rinj në internet, duke udhëzuar sa më shumë njerëz që të afrohen dhe të dashurohen me shkencën.
Wang Yusheng (Foto nga people.cn)
Wang Yusheng, ish-drejtor i Muzeut të Shkencës dhe Teknologjisë të Kinës, nxit kureshtjen e fëmijëve
81-vjeçari Wang Yusheng e quan veten "një djalosh për popullarizimin e shkencës". Nëpërmjet platformës së videove në internet, ai komunikon me të rinjtë për qytetërimin shkencor dhe teknologjik të Kinës së lashtë, si dhe për pionierët e shkencës moderne si Galileo dhe Njutoni. Si doktori i parë i Kinës në historinë e shkencës, Wang Yusheng ka botuar artikuj për popullarizimin e shkencës që kur ishte student. Pasi punoi në Muzeun e Shkencës dhe Teknologjisë të Kinës, ai fitoi një kuptim më të thellë mbi popullarizimin e shkencës dhe edukimin shkencor.
"Fëmijët kanë kuriozitet të lindur, e cila është një nga cilësitë që duhet zotëruar për të bërë kërkime shkencore,”tha Wang Yusheng. Sipas tij, ka një rrugë të gjatë që fëmijët të kalojnë, nga pasja e kuriozitetit në zhvillimin në shkencëtarë të vërtetë. Fëmijët duhet të drejtohen nëpërmjet arsimit. Kështu fëmijët mund të kuptojnë dhe të mësojnë gradualisht të menduarit shkencor në praktikë. Ky është drejtimi në të cilin po përpiqen punonjësit e popullarizimit të shkencës.
Pas dorëheqjes si Drejtor i Muzeut të Shkencës dhe Teknologjisë të Kinës, Wang Yusheng u bë anëtar i grupit të leksioneve të popullarizimit të shkencës, të shkencëtarëve veteranë të Akademisë Kineze të Shkencave. Ai u ftua të jepte leksione të popullarizimit të shkencës, për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në të gjithë Kinën. Ai e ndjente gjithnjë e më shumë se popullarizimi i shkencës nuk ishte një pedagogji, por një lëndë universitare.
"Interneti po përhapet më gjerësisht dhe më thellë, duke bërë të mundur popullarizimin e njohurive shkencore për qindra miliona njerëz,”tha Wang Yusheng. Ai mendon se është "bërë më i ri". "Kurioziteti dhe rinia e fëmijëve janë infektive gjatë gjithë kohës për mua."
Wang Yusheng tha: "Shpresoj të kontribuoj sa më shumë në zhvillimin e popullarizimit kombëtar të shkencës."
Jin Yong (Foto nga people.cn)
Jin Yong, Ekspert i inxhinierisë kimike - Popullarizimi shkencor si "fara mbjellëse"
Eksperti i inxhinierisë kimike Jin Yong tha: "Nevojat themelore të njerëzve për ushqim, veshje, banim dhe transport nuk mund të ndahen nga industria kimike. Zhvillimi i prodhimit të nivelit të lartë dhe ekonomia rrethore nuk mund të ndahen nga industria kimike."
Ndaj, Jin Yong u bashkua me shumë akademikë dhe ekspertë nga universitetet dhe kolegjet. Ai kaloi gjashtë vjet duke organizuar dhe prodhuar një seri videosh të njohura shkencore "Eksplorimi i botës së ardhshme të kimisë dhe inxhinierisë kimike" për të lënë publikun të kuptojë, arritjet më të fundit shkencore dhe teknologjike të inxhinierisë kimike.
Gjatë procesit të prodhimit të videos për popullarizimin shkencor, Jin Yong dhe partnerët e tij shkruanin skenarin. Nëse përmbajtja nuk ishte e lehtë për t'u kuptuar, ata e rishikonin vazhdimisht. Për të vizualizuar koncepte abstrakte gjatë xhirimeve, Jin Yong udhëhoqi ekipin e tij për të bashkëpunuar me ekspertë arti, për të shfaqur gjallërisht konceptet abstrakte shkencore përmes formave të ndryshme, si prodhimi i animacionit dhe shfaqjet e aktorëve.
Sipas mendimit të Jin Yong, popullarizimi i shkencës ka një rëndësi të madhe. Së pari, mund të zbulojë talentet inovative më herët. Së dyti, ndihmon në promovimin e teknologjive të reja dhe zhvillimin e industrive. Jin Yong shpesh e krahason popullarizimin e shkencës me mbjelljen. "Tani ne po mbjellim një farë shkencore në zemrat e fëmijëve. Popullarizimi i shkencës është mbjellja e farave".
Me zhvillimin e videove të shkurtra, Jin Yong përdor platformat e reja në mënyrë aktive, për të kryer punën e popullarizimit të shkencës. "Ne duhet të përdorim teknologji të reja për të përhapur njohuritë."
"Interesimi i një personi për shkencën shpesh vjen nga dashuria. Parakushti për dashurinë është të ketë rezonancë. E kuptoj thellësisht se‘rezonanca’ka rëndësi të madhe për inovacionin. Jin tha gjithashtu se popullarizimi i shkencës dhe arsimi kanë pika të përbashkëta, por kanë edhe pika të ndryshme. Arsimi është i thellë, sistematik, por popullarizimi i shkencës duhet ti kushtojë rëndësi shënjestrimit. Popullarizimi i shkencës dhe arsimi janë një pjesë e domosdoshme e jetës së njeriut. (Çang Çuo)