Australia do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike jashtë farmacive.
Qeveria australiane është përpjekur të zbusë ligjin e saj më gjithëpërfshirës të ndalimit të cigareve elektronike për të fituar mbështetjen e Partisë së Gjelbër në Senat.
Në projektligjin e ri, i cili planifikohet të zbatohet nga java e ardhshme, shitja e cigareve elektronike do të lejohet vetëm në farmaci.
Sipas projektligjit të ri, personat nën moshën 18-vjeç do të mund të blejnë cigare elektronike vetëm me recetë mjeku, shkruan “ATSH”.
“Nëse nuk merren masa, do të krijohet një gjeneratë e varur nga nikotina”,- tha ministri australian i Shëndetësisë, Mark Butler, i cili shtoi se qëllimi i projektligjit është ta kthejë cigaren elektronike në një produkt që ndihmon në lënien e duhanit.
Ai tha se kufizimi duhet të ishte bërë 5 vjet më parë.
“Këto ligje mbrojnë të rinjtë australianë dhe komunitetin e gjerë nga dëmet e cigareve elektronike rekreative ndërsa sigurojnë që ata që kanë vërtet nevojë për akses në një cigare elektronike për të lënë duhanin të mund ta marrin në farmacitë e tyre lokale”,- tha Butler. (Elona)