Foto nga CMG
Më 24 qershor pasdite, bashkëshortja e kryetarit i shtetit i Kinës Xi Jinping, Peng Liyuan shoqëroi bashkëshorten e presidentit polak Duda, Agata Duda për një vizitë në Teatrin Kombëtar të Kinës.
Foto nga CMG
Dy bashkëshortet zhvilluan vizitën, duke ndjekur ekspozitën e tetë veprave artistike jomateriale të Pekinit. Peng u shpreh se Kina dhe Polonia kanë një histori të gjatë dhe kulturë të thellë. Vitet e fundit, shkëmbimet dypalëshe në kulturë kanë qenë në zhvillim aktiv. Me shtimin e vazhdueshëm të shkëmbimeve kulturore Kinë-Poloni, do të thellohen akoma më shumë njohjet dhe miqësitë mes dy popujve.
Foto nga CMG
Peng ftoi Agatan të ndiqnin sëbashku disa melodi tradicionale kineze, operën pekineze, interpretimet në piano të veprave kineze dhe polake, si edhe korin e këngëve kineze dhe të huaja. Agata u shpreh se kultura kineze është e pasur dhe i ka lënë përshtypje shumë të thellë. Gjithashtu shprehu shpresën që palët të shtojnë më tej shkëmbimet dhe bashkëpunimin, si edhe të zgjerojnë vazhdimisht miqësinë mes dy popujve.