Flamuri i BE-se (Foto Atsh)
Ministrat e Jashtëm të BE-së miratuan 1.4 miliardë euro (1.5 miliardë dollarë) ndihmë ushtarake për Ukrainën, me paketën që do të financohet për herë të parë nga të ardhurat nga asetet e ngrira të Bankës Qendrore Ruse.
Foto nga VCG
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, tha se fondet duhet të arrijnë shpejt në Ukrainë dhe të shmangin çdo bllokim përpara miratimit të tyre në takimin e kryediplomatëve të BE-së në Luksemburg.
Miratimi vjen si një nxitje e mirëpritur për Ukrainën mes kundërshtimit të vazhdueshëm të Hungarisë ndaj paketave të tjera nga një fond jashtë buxhetit i quajtur Lehtësia Europiane e Paqes (EPF) me vlerë më shumë se 6 miliardë euro.
Foto nga VCG
Çdo vend anëtar i BE-së ka të drejtën e vetos për pagesat e EPF-së dhe Hungaria ka bllokuar disa disbursime në lidhje me Ukrainën për gati një vit.
Një fond mbështetës prej 5 miliardë eurosh është gjithashtu i bllokuar. (Irma)