UEFA përzgjedh festimin e golit të Shqipërisë mes dhjetë fotografive më të bukura të Euro 2024
2024-06-25 10:06:55

Futbollisti shqiptar (Foto Rtsh)

UEFA ka publikuar në faqet e saj në rrjetet sociale dhjetë fotografitë më të mira të fiksuara deri më tani gjatë Euro 2024.

Mes tyre, e treta në radhë, është listuar fotoja e futbollistit shqiptar Qazim Laçi, duke feston golin e shënuar ndaj Kroacisë në takimin e zhvilluar në Hamburg.

Mes fotografive gjenden edhe momente të tjera plot emocion, nga ndeshje të tjera të zhvilluara deri tani në Kampionatin Europian të Futbollit që po zhvillohet në Gjermani. (Fatosi)