Atleti shqiptar shpallet sportisti më i mirë i Europianit për shtetet e vogla
2024-06-25 15:13:00
Izmir Smajlaj (Foto Panorama)
Kombëtarja shqiptare e Atletikës e ka mbyllur me dy medalje ari dhe një argjendi pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Europian të Shteteve të Vogla, eveniment i mbajtur në Gjibraltar, njofton “Panorama”.
Atleti Izmir Smajlaj u shpall edhe sportisti më i mirë i aktivitetit. Ai regjistroi kërcimin 7.83 metra, duke merituar medaljen e artë si dhe vlerësimin e sportistit më të mirë të kompeticionit.
Performancë shumë të mirë në Europianin e Shteteve të Vogla bëri edhe atleti Franko Burraj, i cili fitoi një medalje ari dhe një argjendi. Ai konkurroi në disiplinën e 400 metrave, duke u shpallur kampion me kohën 46.73.
Në këtë aktivitet Shqipëria u përfaqësua me 11 sportistë. (Fatosi)
Lajmet Kryesore