Foto nga VCG
Më 22 qershor, Ministri i Tregtisë i Kinës zhvilloi një video takim me zv/Kryetarin e Komisionit të BE-së dhe Komisionerin e Tregtisë, Valdis Dombrovskis.
Palët ranë dakord për të filluar konsultimet mbi hetimet anti-subvencion të Bashkimit Europian ndaj makinave elektrike kineze. Mediat europiane bënë të ditur se bisedimet dypalëshe do të zhvillohen në rang të ndryshëm javët e ardhshme. Kjo tregon që Kina dhe Bashkimi Europian janë të gatshme të menaxhojnë mosmarrëveshjes tregtare nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve, për të mos goditur gjendjen e përgjithshme të bashkëpunimit ekonomik. Kjo në fakt ka zbutur nervozizmin e palëve përkatëse.
Fundjavën e kaluar, zv/Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë dhe Mbrojtjes Klimatike të Gjermanisë, Habeck, zhvilloi një vizitë në Kinë. Analistët mendojnë se vizita e tij ishte për të ulur “temperaturat e larta” në mosmarrëveshjet tregtare Kinë-BE.
Gjatë takimit, Habeck u shpreh se shtimi i tarifave është mënyra më e keqe dhe do të krijojë një qark negativ mosmarrëveshjesh tregtare. Vetëm dialogu mund ta zgjidhë këtë problem. Kjo përfaqëson qëndrim kundër shtimit të tarifave nga grupi racional brenda Evropës, si dhe një njohje të qartë për pasojat e mundshme serioze.
Foto nga VCG
Vitet e fundit, Bashkimi Europian ka vazhduar të nxisë mosmarrëveshjet tregtare me Kinën. Që nga viti 2024, Bashkimi Europian ka nisur intensivisht 31 masa kufizuese ndaj tregtisë dhe investimeve të Kinës, duke sjellë forcimin e mosmarrëveshjeve tregtare Kinë-BE. Makina elektrike e Kinës është një shembull. Që nga nisja e hetimit anti-subvencion deri në shpalljen për të vendosur tarifa shtesë, shumë masa të BE-së kanë shkelur ligjet ekonomike dhe parimet e tregut.
Ministri i Digjitalizimit dhe Transportit të Gjermanisë, Volker Wissing, theksoi se rruga e uljes së çmimit të makinave duhet të jetë konkurrimi, tregu i hapur dhe kushtet e përmirësuara të prodhimit, jo lufta tregtare dhe bllokimi i tregut. Kompanitë si VW, BMW dhe BENZ kanë shprehur qartë kundërshtimin ndaj shtimit të tarifave dhe mendojnë që kjo do të shtojë “proteksionizmin, nacionalizmin dhe izolimin”.
Grupet e interesit të makinave të Europës theksojnë se vendosja e barrierave të larta tarifore ndaj makinave elektrike të Kinës, do të dëmtojë interesat e konsumatorëve evropianë, bashkëpunimin mes Bashkimit Europian dhe Kinës në zinxhirin industrial të makinave dhe zinxhirin e furnizimit, si edhe do të vonojë transformimin e BE-së me karbon të gjelbër e të ulët. Është e qartë se shtimi i tarifave nga Bashkimi Europian nuk është në interes të Evropës.
Analistët evropianë mendojnë se falë zërave opozitarë brenda BE-së dhe shqetësimit për kundërmasat ekonomike e tregtare të Kinës, disa njerëz në Evropë po kthehen në gjendjen racionale. Ata e kuptojnë që shtimi i tarifave do të sjellë pasoja serioze, ndaj preferojnë të zgjidhin problemet me bisedime.
Foto nga VCG
Sipas “kalendarit” të caktuar nga Komisioni i Bashkimit Europian, nga 4 korriku do të nisë shtimi i tarifave të përkohshme anti-subvencion ndaj makinave elektrike të importuara nga Kina. Fuqizimi i plotë i tarifave, do të caktohet vetëm pas hetimeve në nëntor. Në fakt, koha nuk premton për bisedime dypalëshe për një zgjidhje.
Proteksionizmi nuk do të mbrojë aftësinë e konkurencës. Sektori i energjive të reja i Kinës është zhvilluar falë konkurencës së ashpër në treg, jo nga subvencionet, jo nga konkurenca e padrejtë. Kina nuk dëshiron të shikojë rritjen e mosmarrëveshjeve tregtare me Bashkimin Europian, ndaj është gati të zhvillojë dialog dhe konsultim, ti kushtojë vëmendje interesave të arsyeshme dhe të zgjidhë problemet në mënyrë racionale dhe profesionale.
Kina shpreson që Bashkimi Europian të mos ndikohet nga mendimet ideologjike dhe interesat afatshkurtra, të ecë drejt Kinës dhe me konsultim të gjejë një zgjidhje të përshtatshme për të dyja palët dhe interesat reciproke. Siç e ka theksuar edhe ekonomisti gjerman Ferdinand Dudenhoeffer, “bashkëpunimi Evropë-Kinë do të sjellë përfitime të ndërsjellta për të dyja palët”. (Jiang Lei)