Bashkia e Tiranës shpërblim 150 mln lekë për Partizanin
2024-06-24 11:06:08
Shpërblimi nga Bashkia e Tiranës (Foto Euronews Albania)
Fitorja e titullit kampion në Kampionatin e Futbollit për sezonin 2022-23, ka sjellë edhe një shpërblim prej 150 milionë lekësh për ekipin e Partizanit nga Bashkia e Tiranës, njofton RTSH.
Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është kontributi më i madh që një bashki jep për skuadrat e kryeqytetit. Ai do të shërbejë si një nxitje dhe ogur i mirë në të ardhmen. Veliaj theksoi se puna do të vijojë më tej, sa u përket projekteve në fushën e sportit dhe terreneve sportive në kryeqytet. Kryetari i bashkisë përmendi projektimin e një stadiumi të ri “Selman Stërmasi” si dhe Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.(Fatosi)
Lajmet Kryesore