Xi Jinping-u jep çmimet më të larta shkencore të Kinës
2024-06-24 12:06:35

Presidenti Xi Jinping u dha të hënën fituesve çmimin më të lartë shkencor të Kinës për kontributet e tyre në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë të vendit. 

Xi mbajti gjithashtu një fjalim të rëndësishëm në ceremoninë e mbajtur në Pekin për të nderuar shkencëtarët e inxhinierët e shquar dhe arritjet kërkimore. 

Dy shkencëtarët kinezë Li Deren dhe Xue Qikun fituan çmimin më të lartë shkencor të Kinës të hënën për kontributet e tyre në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë të vendit.

Në takimin e së hënës u ndanë edhe vlerësime, për një përzgjedhje të projekteve të dalluara.

Kërkimi mbi parashikimin kompjuterik të materialeve elektronike topologjike dhe 48 arritje të tjera, u nderuan me Çmimin Shtetëror të Shkencave të Natyrës. Dhjetra projekte u prezantuan me Çmimin Shtetëror të Shpikjes Teknologjike. Më shumë se 100 projekte u shpërblyen me Çmimin Shtetëror të Progresit Shkencor dhe Teknologjik.

Gjithsej 10 ekspertë të huaj fituan Çmimin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit të Shkencës dhe Teknologjisë. (Fani/ Elona)