< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Suedezi Glenn Nyberg, arbitri i sifdës Shqipëri-Spanjë
2024-06-24 15:35:23

Arbitri suedez Glen (Foto ATSH)

Arbitri suedez Glen (Foto ATSH)

UEFA ka zgjedhur arbitrin suedez Glenn Nyberg si kryesorin e takimit Shqipëri-Spanjë, dueli i fundit në grupin B të Euro 2024, njofton ATSH.


Shqipëria sfidon të hënën në mbrëmje Spanjën e kualifikuar, me ëndrrën dhe besimin për të siguruar një fitore që do të ishte historike për të gjithë shqiptarët.


Mbi të gjitha fitorja do të sillte kualifikimin në 16 më të mirët e EURO 2024.


Shqipëria ka humbur 1-2 me Italinë dhe ka barazuar 2-2 me Kroacinë.


35-vjeçari nordik u bë arbitër profesionist në vitin 2008, teksa mban stemën e FIFA-s prej vitit 2016.


Gjatë 301 takimeve zyrtare që ka arbitruar në Suedi dhe Europë, Nyberg ka nxjerrë nga xhepi kartonin e verdhë në 972 raste dhe të kuqin 16 herë

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree