Lideri i ekstremit të djathtë në Francë: S’e pranoj detyrën si kryeministër pa shumicë absolute
2024-06-21 15:30:59

Jordan Bardella, udhëheqësi i Tubimit Kombëtar (RN) në Francë, ka thënë se nuk do të pranojë detyrën e kryeministrit nëse partia e tij e ekstremit të djathtë nuk fiton një shumicë absolute në Parlament, sepse ai nuk do të kishte lirinë për të vepruar, shkruan “Panorama”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sondazhet sugjerojnë se Tubimi Kombëtar është në rrugë për të fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të thirrura nga presidenti Emmanuel Macron pas fitores dërrmuese të partisë euroskeptike dhe antiemigracionit në zgjedhjet europiane.

Megjithatë, një shumicë absolute në asamblenë kombëtare me 577 vende, e cila në parim do të lejonte që RN të miratonte ligje dhe të qeveriste pa ndihmën e aleatëve të mundshëm nga qendra e djathtë “Les Républicains”, duket jashtë mundësive të partisë.

Kandidatja e mundshme për presidente në zgjedhjet e vitit 2027, Marine Le Pen, deklaroi se Bardella do të ishte zgjedhja e partisë për kryeministër pas votimit me dy raunde më 30 qershor dhe 7 korrik.  (Irma)