Kina nxjerr udhëzime gjyqësore për dënime penale ndaj separatistëve të vijës së ashpër të "pavarësisë së Tajvanit"
2024-06-21 20:48:37

Të premten, autoritetet kineze lëshuan një sërë udhëzimesh për vendosjen e dënimeve penale ndaj separatistëve të vijës së ashpër të "pavarësisë së Tajvanit", duke lejuar gjykim në mungesë në rastet përkatëse.

Dokumenti, i bazuar në "Ligjin kundër përçarjes", "Kodin penal" dhe "Kodin e procedurës penale", ofron rregullat më konkrete për dënimin në rastet e krimeve të tilla, si dhe procedurat përkatëse, duke shërbyer si udhërrëfyes për trajtimin e çështjeve përkatëse.

Dokumenti përcakton qartë rrethanat që shumë pak separatistë të vijës së ashpër të "pavarësisë së Tajvanit", përmes akteve të tilla si organizimi, projektimi ose kryerja e "pavarësisë de jure", apo kërkimi i pavarësisë me mbështetjen e huaj ose me forcë, duhet të mbajnë përgjegjësi penale.

Në dokument theksohet gjithashtu se ata që bashkëpunojnë me ndonjë institucion, organizatë a individ të huaj ose jashtë vendit për kryerjen e krimeve të tilla, duhet të ndëshkohen më ashpër. (Fani)