Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan vrasjen e një komandanti të Hamasit
2024-06-21 16:08:26

Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF) njoftuan për vrasjen e një komandanti të Hamasit, në një sulm në veri të Gazës, shkruan “ATSH”.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Ahmed Hassan Salame Alsauarka u vra gjatë një sulmi të saktë dhe të shenjestruar të kryer nga Forcat Ajrore izraelite në zonën Beit Hanoun”,- njoftoi IDF-ha.

Alsauarka ishte një komandant skuadre në Forcat Nukhba të Hamasit.

Sulmi vdekjeprurës në Alsauarka u krye pas të dhënave të mbledhura nga Shërbimi Sekret i IDF-së dhe Agjencia izraelite e Sigurimeve.

Pas një kërkimi të gjerë dhe masave të marra për të zbutur dëmin ndaj civilëve, IDF-ja njoftoi se Alsauarka u identifikua nga trupat izraelite dhe më pas u vra.

Trupat izraelite janë ende duke operuar në Rripin qendror të Gazës. (Irma)