Rikthehet me stil veshja tradicionale kineze
2024-06-21 00:26:15

Ekspozita në zhvillim e sipër e Muzeut të Tekstileve të Shangait me temën "Mamianqun i Shkëlqyer"/ foto nga "China Daily"

Mamianqun, fundi i stilit kinez me pala, është një lloj veshjeje tradicionale që po rikthehet në trend mode së fundi, duke fituar popullaritet në rritje mes të rinjve kinezë.

Kuratorët e ekspozitës “Splendid Mamianqun”, që është çelur në Muzeun e Tekstileve të Shangait, arritën në përfundimin e mësipërm, duke parë prirjet në në rritje të krenarisë kulturore të të rinjve.

Mamianqun është një lloj hanfu, me pjesën e përparme të gjatë, të sheshtë dhe anët e palosura. Ky lloj fundi e ka fillesën në dinastinë Song (960-1279) dhe e ruajti popullaritetin e tij edhe gjatë dinastive Ming dhe Qing (1368-1911).

E nisur më 18 maj, ekspozita dymujore shfaq dhjetëra mamianqun, duke përfshirë mbi 40 funde nga dinastitë e lashta dhe 12 të modifikuara me dizajne inovative.

Ekspozita ka tërhequr një numër të madh vizitorësh, shumë prej të cilëve erdhën të veshur me mamianqun, si meshkuj ashtu edhe femra, thotë Jia Yiliang, kuratore e Muzeut të Tekstileve të Shangait dhe kuratore e ekspozitës.

Ekziston një thënie e vjetër: “Ti je çfarë vesh”.

“Mamianqun, është një veshje por dhe një gjuhë e vetëshprehjes më pranë përditshmërisë sonë. Mund t'i admironi nga një këndvështrim profesional për mjeshtërinë, teknikën dhe filozofinë, ose thjesht nga një këndvështrim dhe preferencë personale”,- thotë ajo.

Pavarësisht historisë së lashtë të mamianqun, vetëm vitet e fundit kjo veshje tradicionale tërhoqi një fokus të gjerë, duke fituar vëmendjen ndërkombëtare.

Ma Wenjuan, një nga kuratorët e ekspozitës dhe zëvendësdrejtor i Qendrës “Journal” në Universitetin Donghua, ishte ndër të parët që prezantoi në detaje fundin për më shumë njerëz në vitin 2022.

Një fund "mamianqun" nga dinastia Qing (1644-1911) me feniksin si zbukurim/ foto nga "China Daily"

Së bashku me disa profesorë të shquar, Ma publikoi një postim për të shpjeguar tiparet e mamianqun dhe origjinën e tij në Kinë. Megjithatë, Ma gjeti një postim të vetëm jo të mjaftueshëm për ta bërë publikun të kuptojë mamianqun-in. Duke punuar së bashku me autorët, “Donghua University Press” botoi një libër më 17 maj për të shpjeguar tërësisht veshjet tradicionale kineze, duke përfshirë historinë, ngjyrat, modelet, teknikat dhe konotacionet kulturore.

“Mamianqun është një nga veshjet tradicionale kineze më me ndikim dhe të veshur gjerësisht në guofeng-un e fundit, stili kinez duke përdorur elementë nga kultura tradicionale. Popullariteti i tij jo vetëm që udhëheq tendencat e reja të modës kineze, por gjithashtu dëshmon rritjen e besimit kulturor të popullit kinez”,- deklaroi Jia Xizeng, një nga kuratorët e ekspozitës dhe autor i librit.

Ai vëren se dizajni, struktura, modeli dhe konotacionet kulturore të mamianqun-it kanë formuar bashkëjetesën e tipareve të tij sportive, dekorative dhe ceremoniale, duke përfaqësuar mençurinë dhe estetikën e rrobaqepësisë së lashtë kineze. Veçori të tilla e kanë bërë gjithashtu mamianqun një veshje të gjithanshme të përshtatshme si për në përditshmëri ashtu edhe për raste ceremoniale.

Një pikturë nga dinastia Ming (1368-1644) pasqyron njerëz në pallatin mbretëror të veshur me fundin "mamianqun" / foto nga "China Daily" 

Duke integruar në mënyrë të përsosur traditën dhe modernitetin, një numër në rritje i të rinjve në Kinë po e zgjedhin atë për veshjet e tyre të përditshme.

Sipas një raporti mbi tendencat e konsumit të femrave nga tregtia elektronike e “Douyin”, gjatë vitit të kaluar, porositë e platformës për veshje të reja të stilit kinez u rritën me 195 për qind në baza vjetore. Porositë për hanfu u rritën me 336 për qind në baza vjetore, me porositë për mamianqun që shkuan në 841 për qind në baza vjetore.

Jia Yiliang gjithashtu vëren se ajo ka parë kërkesa në rritje për mamianqun dhe hanfu edhe te meshkujt.

“Përveç femra, na bëhet qejfi që shohim edhe meshkuj dhe të moshuar në ekspozitë. Ata janë të etur për veshje tradicionale kineze. Ndryshe nga veshjet e tjera tradicionale kineze, si qipao, mamianqun zakonisht mbështetet më pak në gjininë apo formën e trupit dhe është më e lehtë për t'u veshur”,- tha ajo.

Një tjetër fundi "mamianqun", me figura dhe oborre, gjithashtu nga Dinastia Qing / foto nga "China Daily"

“Megjithëse mënyra e jetesës dhe zakonet e veshjes së njerëzve kanë ndryshuar në mënyrë shumë me zhvillimin e shoqërisë, mamianqun ende ka një bukuri unike. Ajo jo vetëm pëlqehet nga adhuruesit e veshjeve tradicionale, por gjithashtu vlerësohet dhe kërkohet nga markat dhe stilistët perëndimorë të modës”,- tha Jia Xizeng.

Në ekspozitë, janë paraqitur disa mamianqun të vjetra, si dhe dizajne të reja nga Lin Xi. Si trashëgimtare e mjeshtërisë për të bërë mamianqun dhe themeluese e një marke veshjesh, Lin ka bërë përpjekje për ta sjellë këtë veshje tradicionale kineze në skenën globale me modifikimet e saj moderne.

Veçanërisht, Lin nisi një shfaqje me mamianqun gjatë Javës së Modës në Paris shtatorin e kaluar.

“Veshjet janë një urë kryesore për shkëmbimet kulturore”,- thotë Jia Yiliang.

Me kërkesë të një amerikani në Kinë në dinastinë Qing, veshja u rimodelua nga fundi tradicional kinez, u dërgua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u mbajt brez pas brezi dhe më në fund gjeti rrugën e kthimit në shtëpi në Muzeun e Tekstileve të Shangait.

Duke qenë dëshmitarë të suksesit të ekspozitës, si Ma ashtu edhe Jia Yiliang janë të sigurt dhe të gatshëm për planet e tyre për të gërmuar më thellë në këtë sektor.

“Nëpërmjet mamianqun, ne presim të tërheqim më shumë vëmendje ndaj veshjeve dhe kulturës tradicionale kineze. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të promovuar kulturën në një audiencë më të gjerë dhe besoj se më shumë të rinj do të bashkohen me ne”,- thotë Ma.