Presidenti kinez Xi Jinping inspektoi punën në Rajonin Autonom të Ningxia-Huit të mërkurën pasdite. Ai vizitoi lagjen "Changchenghuayuan" në distriktin Jinfeng të qytetit Yinchuan.
Lagjja "Changchenghuayuan" u themelua në vitin 2003. Në të jetojnë 8632 familje e 18326 banorë, ndër të cilët 1821 familje dhe 6963 banorë janë të kombësive hui, mançure, mongole, tibetiane etj., që zënë 38 % të numrit të përgjithshëm të banorëve të lagjes. Kjo lagje ka nxitur aktivisht unitetin e kombësive të ndryshme dhe ka fituar çmimin kombëtar për lagjen harmonike dhe çmimin për unitetin e kombësive të rajoneve autonome.
Rreth 800 anëtarë të PKK-së në lagje zhvillojnë veprimtarinë mujore të shërbimit ndaj banorëve, duke zgjidhur vështirësitë e ndryshme të tyre. (Fani)