Foto nga CFP
Gjatë inspektimit të punës ditët e fundit në provincën Qinghai, presidenti kinez Xi Jinping theksoi se provinca Qinghai duhet të luajë plotësisht epersinë e vet dhe të thellojë reformën. Gjithashtu duhet të zgjerojë hapjen dhe të arrijë suksese më të mëdha në mbrojtjen e mjedisit ekologjik të Rrafshnaltës Qinghai-Tibet dhe në zhvillimin cilësor, për të hapur faqen e re të modernizimit kinez në Qinghai.
Të martën dhe të mërkurën, presidenti Xi Jinping inspektoi me radhë Shkollën e Mesme të Pakicave Kombëtare "Golog-Xining" dhe Tempullin Hongjue në Xining.
Të mërkurën paradite, Xi Jinping dëgjoi Raportin e Punës të Komitetit të Partisë dhe qeverisë së provincës Qinghai, duke vlerësuar sukseset e arritura.
Presidenti Xi Jinping vuri në dukje se provinca Qinghai mban misionin e rëndësishëm të mbrojtjes së sigurisë ekologjike. Sistemi ekologjik i Rrafshnaltës Qinghai-Tibet është i larmishëm por i dobët. Duhet të forcohet mbrojtja ekologjike dhe të nxitet zhvillimi i gjelbër, duke përgatitur sistemin modern industrial me karakteristika dhe epërsi vendase. (Fani)