Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut: Izraeli mund të ketë shkelur ligjet e luftës
2024-06-20 17:21:34

Flamur izraelit (Foto Panorama)

Flamur izraelit (Foto Panorama)

Forcat izraelite në mënyrë të përsëritur mund të kenë shkelur ligjet e luftës dhe kanë dështuar që të bëjnë dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve gjatë fushatës së tyre ushtarake në Rripin e Gazës, bëri të ditur Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara, shkruan “Panorama”.

Në një raport që ka analizuar gjashtë sulme izraelite që kanë shkaktuar numër të lartë të viktimave dhe shkatërrim të infrastrukturës civile, Zyra për të Drejtat e Njeriut bëri të ditur se forcat izraelite mund të kenë shkelur në mënyrë sistematike parimet e dallimit, proporcionalitetit dhe masave parandaluese në sulm.

“Kërkesa për të zgjedhur mjetet dhe metodat e luftës që shmangin ose të paktën minimizojnë në çdo masë dëmin e civilëve duket se në është shkelur mënyrë të vazhdueshme gjatë fushatës bombarduese të Izraelit”,- tha komisionari i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.

Javën e kaluar, Zyra për të Drejtat e Njeriut e OKB-së njoftoi se vrasja e civilëve gjatë operacionit izraelit për të liruar katër pengje mund të përbëjë krim lufte, por po ashtu krim lufte mund të jetë edhe mbajtja e civilëve nga Hamasi në zona të populluara. (Elona)