Xinhua
Kryeministri kinez Li Qiang së bashku me kryeministrin malajzian Anwar Ibrahim, morën pjesë të mërkurën në ceremoninë e hapjes së themeleve të Gombak, stacioni i integruar i terminalit të Lidhjes Hekurudhore të Bregut Lindor të Malajzisë (ECRL).
Li fillimisht shprehu vlerësimin për punonjësit e të dyja palëve. Ai tha se ECRL është një projekt kyç i bashkëpunimit cilësor të nismës "Një Brez, një rrugë" mes dy vendeve. Ai shprehu besimin se falë përpjekjeve të të dyja palëve, ndërtimi i projektit do të jetë cilësor, efikas, i sigurt dhe i besueshëm, duke e bërë hekurudhën një model përsosmërie dhe një shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit të nismës "Një brez, një rrugë".
Li vuri në dukje se LHBL do të shërbejë jo vetëm si një arterie transporti në Malajzi, por gjithashtu do të luajë një rol të rëndësishëm në nxitjen e zhvillimit, krijimin e punësimit dhe përmirësimin e jetesës së njerëzve.
Nga ana e tij, Anwar tha se projekti ECRL, i cili lidh brigjet lindore dhe perëndimore të Malajzisë, ka një rëndësi të madhe për promovimin e zhvillimit ekonomik e social të Malajzisë.
Xinhua
Ai falënderoi kompanitë kineze dhe malajziane për bashkëpunimin në avancimin e këtij projekti të rëndësishëm. Gjithashtu shprehu besimin se me përpjekjet e të dyja palëve, me fuqinë e "shpejtësisë së Kinës" dhe teknologjisë së avancuar, ECRL do të përfundojë sa më shpejt, duke injektuar një shtysë të fortë në zhvillimin e Malajzisë dhe vendeve të rajonit.
Linja ECRL malajziane shtrihet në 665 kilometra. Ky është projekti më i madh i pavarur i infrastrukturës së transportit, i ndërmarrë nga ndërmarrjet kineze jashtë vendit. (Xu Guang)