CMG, Manila po kthehet në maniake
2024-06-20 11:48:00

Provokimet e Filipineve në Detin e Kinës Jugore po bëhen gjithnjë e më agresive. 

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas Rojës Bregdetare të Kinës, më 17 qershor, Filipinet dërguan një anije furnizimi dhe dy varka me fryrje (ajër) në ujërat rreth gumës Ren’ai të ishujve Nansha të Kinës, në një përpjekje për të ofruar furnizime për një anije luftarake të ankoruar ilegalisht atje. Gjatë kësaj periudhe, anija e furnizimit filipinase u afrua qëllimisht në mënyrë të rrezikshme, duke u përplasur enkas me anijet kineze që lundronin normalisht. Si reagim, Roja Bregdetare e Kinës ndërmori masa kontrolli sipas ligjit ndaj anijes filipinase.

Siç bëhet me dije, Filipinet deklaruan se po transportonin furnizime të jetës së përditshme në anijen e ankoruar, por në fakt ata dërguan atje materiale ndërtimi, madje armë dhe municione, për të pushtuar në terma afatgjatë gumën Ren'ai të Kinës. Ky është shkaku i drejtpërdrejtë i përshkallëzimit të tensioneve në Detin e Kinës Jugore. 

Sipas një komenti të Grupit Mediatik të Kinës, duke bërë një retrospektivë të veprimeve të Filipineve në Detin e Kinës Jugore që nga maji i këtij viti, mund të zbulohet se, e nxitur nga Shtetet e Bashkuara, Manila po bëhet gjithnjë e më shumë maniake.

Për shembull, më 16 maj, Filipinet nisën të ashtuquajturin aksion "Qindra anijesh mësyjnë në ishullin Huangyan", në të cilën një numër i madh anijesh filipinase u mblodhën ilegalisht në ujërat pranë ishullit Huangyan të Kinës. 

Ndërkohë, më 19 maj, Filipinet lëshuan nga ajri furnizime për anijen luftarake të ankoruar ilegalisht afër gumës Ren’ai, ku personeli filipinas drejtoi armët ndaj rojës bregdetare të Kinës. Përveç kësaj, ekuipazhi filipinas i anijes vodhi dhe shkatërroi rrjetat e vendosura nga peshkatarët kinezë afër gumës Ren'ai.

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Analistët theksuan se, krahasuar me veprimet e mëparshme, provokimet e 17 qershorit të Filipineve kanë një ndryshim të dukshëm: ata ishin të drejtuara nga ushtria, jo nga roja bregdetare filipinase. Sipas komentit të CMG-së, kjo tregon se provokimet e Filipineve në Detin e Kinës Jugore kanë hyrë në një fazë manie. Sistemi vendimmarrës i Manilës po humbet arsyen dhe logjikën. Në të njëjtën kohë, nuk përjashtohet mundësia që disa politikanë filipinas synojnë ta përdorin këtë situatë, për të krijuar një imazh të ashtuquajtur “të ashpër” dhe “patriotik”, duke kërkuar përfitime nga “prapaskenat”. Pavarësisht nga arsyet, kjo i shërben interesave vetjake të politikanëve, por jo vendit.

Që nga lashtësia, Ishujt Nanhai në Detin e Kinës Jugore i përkasin Kinës. Për veprimet e jashtme agresive dhe provokuese, Kina ka baza të shëndosha ligjore dhe aftësi për t'iu përgjigjur. Që nga 15 qershori, hyri në fuqi "Rregullorja mbi Procedurat Administrative të Zbatimit të Ligjit nga Institucionet e Rojës Bregdetare të Kinës”. Këto janë norma bazë që drejtojnë punën e Rojës Bregdetare të Kinës, të cilat mund të ndihmojnë në ruajtjen e rendit oqeanik dhe janë në përputhje me praktikat ndërkombëtare. Por, edhe pas hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje, Filipinet vazhduan të përbaltin Kinën në bashkësinë ndërkombëtare, duke përhapur gënjeshtra si " Roja Bregdetare e Kinës mund të arrestojë njerëz në zonën ekskluzive ekonomike të Filipineve", duke nxitur kështu urrejtjet e banorëve vendas ndaj Kinës dhe duke i dhënë mesazhe të gabuara opinionit publik.

“Nëse ngatërrimi i së drejtës dhe së gabuarës është një metodë specifike e përdorur nga Filipinet për të 'narrativën' e sjelljeve të saj në Detin e Kinës Jugore, atëherë bashkimi me aleatët jashtë rajonit dhe presioni ndaj Kinës nën maskën e ligjit ndërkombëtar, përbën një model tjetër të Filipineve", shkruhet në komentin. 

Foto:VCG

Foto:VCG

“Për çështjen e Detit të Kinës Jugore, qëndrimi i Kinës ka qenë gjithmonë i qartë. Ajo këmbëngul në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet bisedimeve e konsultimeve me vendet që kanë lidhje direkte. Në të njëjtën kohë, ajo do t'i përgjigjet me vendosmëri çdo agresioni dhe provokimi. Kjo është jo vetëm mbrojtje e të drejtave të ligjshme të vendit, por edhe mbështetje për paqen dhe qëndrueshmërinë rajonale. Pavarësisht nga orvatjejt që do të bëjnë disa njerëz në Filipine, ata në mënyrë të pashmangshme do të dështojnë”, përfundon komenti i CMG-së.(Zhang Yan/Elona)