Britania shënon mbërritje rekord të emigrantëve nga La Manshi
2024-06-20 12:29:59

Emigrantët nga La Manshi (Foto ATSh)

Emigrantët nga La Manshi (Foto ATSh)

Ministria e Brendshme britanike njoftoi për mbërritje të larta të emigrantëve nga kanali i La Manshit, në një ditë të vetme, mbi 800 emigrantë, një rekord i ri për vitin deri tani, shkruan “ATSH”.

Sipas autoriteteve britanike, 882 persona udhëtuan me 15 varka, duke sugjeruar një mesatare prej 59 personash për varkë.

Kalimet e fundit e çojnë totalin e përkohshëm për numrin e mbërritjeve deri më tani këtë vit në 12.313.

“Kjo është 18% më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u regjistruan 10.472 kalime, dhe më shumë se 5% e totalit në këtë periudhë në vitin 2022 (11 690)”,- sipas shifrave të qeverisë.

Vitin e kaluar, 29.437 emigrantë mbërritën në Britaninë e Madhe, 36% më pak nga një rekord prej 45.774 në vitin 2022.

2431 ardhje janë regjistruar që nga 22 maji, kur u shpallën zgjedhjet e përgjithshme, me emigracionin në qendër të fushatës.

Rreth 81.677 njerëz e kanë bërë udhëtimin qëkur qeveria arriti një marrëveshje për të dërguar emigrantë në Ruandë në prill 2022.

Numri i kalimeve që nga koha kur Rishi Sunaku bë kryeministër në tetor të atij viti, i cili u zotua të ndalonte anijet, është pothuajse 50.000.  (Elona)