Kinë, tregtia e mallrave në pesë muajt e parë rritet 6.3%
2024-06-19 23:43:02

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të dhënat doganore tregojnë që në pesë muajt e parë të këtij viti, vlera e përgjithshme e import-eksportit të mallrave të Kinës arriti në 17.5 trilionë juanë, 6.3 % më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Në muajin maj, rritja e import-eksportit u përshpejtua.

 

Krahas rritjes së vazhdueshme, edhe sektorët qeveritarë, si Ministria e Tregtisë, kanë publikuar 15 masa të hollësishme mbështetëse, me synim që të ofrohet më shumë mbështetje financiare  për ndërtimin e platformave tregtare ndërkufitare. Kjo do të krijojë më shumë hapësirë për ngritjen e cilësisë së tregtisë të Kinës.

 

Tregtia ruan prirjen e rritjes

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Administrata e Përgjithshme Doganore e Kinës ditët e fundit publikoi të dhënat, sipas të cilave që nga fillimi i këtij viti, ecuria e ekonomisë kineze ka vazhduar të rimëkëmbet e përmirësohet dhe prirja pozitive e tregtisë së jashtme ka vazhduar të konsolidohet.

 

Në pesë muajt e parë, vlera e përgjithshme e importit dhe eksportit ishte 17.5 trilionë juanë. Ndër to, eksporti ishte 9.95 trilionë juanë, kurse importi 7.55 trilionë juanë, me një rritje përkatësisht 6.1 % e 6.4 %. Ndërsa në muajin maj, importet dhe eksportet e Kinës shënuan rritje me 8.6 % në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe rritja mujore u përshpejtua.

 

Në pesë muajt e parë të sivjetshëm, vendet e ASEAN-it ishte partneret më të mëdha tregtare të Kinës. Vlera e përgjithshme e tregtisë ndërmjet Kinës dhe ASEAN-it ishte 2.77 trilionë juanë, 10.8 % më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke përbërë 15.8 % të vlerës së përgjithshme të tregtisë së jashtme të Kinës. Ndërsa me vendet bashkëndërtuese të "Një brez, një rrugë", vëllimi i përgjithshëm i tregtisë ishte 8.31 trilionë juanë, me një rritje 7.2 %.

 

Mbështetje të mëtejshme politike dhe financiare

 

Ndërkohë, më 11 qershor, 9 departamente shtetërore, si Ministria e Tregtisë, publikuan dokumentin "Opinione mbi zgjerimin e eksporteve të tregtisë elektronike ndërkufitare dhe promovimin e ndërtimit të magazinave jashtë vendit". Ato propozuan 15 masa specifike në pesë sektorët kryesorë, si përgatitja e platformave ndërkufitare të tregtisë elektronike dhe shtimi i mbështetjes financiare.

 

Sipas dokumentit, duhet të përgatiten aktivisht ente dhe platforma për tregtinë elektronike ndërkufitare dhe të mbështetet fuqimisht zhvillimi industrial i mbështetur nga këto ente dhe platforma. Ndërkohë, qeveria do të drejtojë krahinat të krijojnë modelin e zhvilllimit “brezi industrial me energji të dhënë nga tregtia elektronike ndërkufitare” nëpërmjet zonave eksperimentale të tregtisë elektronike ndërkufitare, zonave industriale të tregtisë elektronike ndërkufitare dhe bazave për ndryshimin e modelit të tregtisë së jashtme.

 

Në këtë dokument propozohet që të shtohet edhe mbështetja financiare. Masat specifike përfshijnë zhbllokimin e kanaleve të financimit për kompanitë e tregtisë elektronike ndërkufitare, duke i inkurajuar institucionet financiare të eksplorojnë dhe optimizojnë modelet e shërbimeve për të ofruar përkrahje financiare për kompanitë e tregtisë elektronike ndërkufitare, duke inkurajuar përmirësimin e modeleve të sigurimit të kredive për eksport, për të ofruar garanci dhe siguri për kompanitë përkatëse në blerjet në tregun vendas.

 

Roli aktiv i hekurudhave

 

Krahas doganave, rritja e tregtisë ndërkufitare është mbështetur edhe nga sektori hekurudhor.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 

Grupi Shtetëro Hekurudhor i Kinës bëri të ditur që në maj të këtij viti, hekurudha kombëtare dërgoi 337 milionë tonë mallra, me një rritje prej 2.8 % krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë dhe një ngarkesë mesatare ditore prej 180 mijë e 500 automjetesh në vit, ndërsa rritja vjetore ishte 3.0 %. Ndër to, me kontejnerët u dërguan 70.95 milionë tonë mallra, një rritje prej 20 % më shumë se më 2023, duke vendosur një rekord për vëllimin e transportit mujor.

 

Një përgjegjës në departamentin e transportit të mallrave pranë këtij grupi u shpreh që këtë vit, lidhja hekurudhore me tregun ndërkombëtar ka mbajtur qëndrueshmërinë. Grupi ka shfrytëzuar sistemin e koordinimit brenda e jashtë vendit, ka forcuar krijimin e kanaleve të transportit me trenat Kinë-Europë dhe organizimin e transportit. Llojet e mallrave janë në zgjerim të pandërprerë dhe vëllimi i transportit është në rritje të fuqishme e të vazhdueshme.

 

Falë linjës ndërkombëtare të mallrave të mbështetur nga hekurudha Kinë-Laos, tregtia e frutave të freskëta ka pasur rritje të dukshme. Në maj, janë dërguar 473 mijë tonë mallra, 16.2% më shumë se një muaj më parë.

 

Krahas këtyre, është ngritur dhe efektiviteti në portet hekurudhore dhe në portet kryesore, numri mesatar për ditë i trenave për zhdoganim shënoi 2985, 15 % më shumë se një muaj më parë. (Jiang Lei)